Në emisionin “Aldo Morning Show”, ka qenë këngëtari i njohur Ardit Çuni i cili këtë vit do jetë pjesëmarrës në “Këngën Magjike”. Këtë të dielë ai do i prezantojë publikut tek “E Diela Shqiptare” këngën e titulluar “E dija”, ku bazohet në historinë e tij personale. Gjatë intervistës Çuni ka zbuluar se shumë vite më parë ka punuar për emisionin “Aldo Morning Show” vetëm një javë, por askush nuk e mban mend këtë gjë.
Aldo: Ardit the që janë 6 pjesëmarrjet e tua në “Këngën Magjike”, ndërkohë që nuk rri pa futur hundët nëpër festivale dhe evente të tjera. Je i njëjti apo ndryshon në varësi të vendit ku shkon?
Ardit Çuni: Ndryshoj në varësi të vendit ku shkoj, në bazë të misionit që kam personal, në rastin konkret. Që do të thotë “Kënga Magjike 2013, pjesëmarrja ime e parë që ju e mbani mend apo se mbani mend, por unë kam qenë vetëm 16-17 vjeç. Ishte thjesht pjesëmarrje, kisha tre herë që aplikoja, isha refuzuar në tre vite, 13-ta ishte rasti kur u pranova dhe thashë ok. Po ti nuk e di që unë kam punuar dhe për ty një javë, po këtë nuk e mban mend tek “Aldo Morning Show” në Lezhë.
Aldo: Aaa, po, po.
Ardit Çuni: Edhe publiku nuk e mban mend, kuptohet, por është shumë e lezeçme si histori. Nejse “Kënga Magjike” nuk është vetëm një vend ku unë publikoj një këngë. Është vërtet një shtëpi, është një festival jo vetëm kënge por edhe performancë sepse unë e kam patur gjithmonë si objektiv timin që performancat e mia të lënë gjithmonë gjurmë dhe mendoj që gjithmonë ka patur diçka që të lërë gjumë. /tvklan.al