Moderatorja e blogerja e njohur, Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha, kanë nisur muajin e mjaltit pak pas dasmës që realizuan. Kështu u shprehën koleget e saj të emisionit “Goca dhe Gra” në nisje të puntatës së mbrëmjes së djeshme. “E kemi çuar në muaj mjalti Arminën”- u shprehën moderatoret.

Nga ana tjetër moderatorja e njohur, Dojna Mema, bëri daljen e saj të parë në një studio televizive në statusin e nënës tashmë. Armina Mevlani nis muajin e mjaltit me Shkëlzen Berishën, po kush.

“Unë nuk kam qenë në muaj mjalti, por kam qenë në muaj shumë intensiv. Vjet isha e ftuar në ‘Goca dhe Gra’ me statusin gocë këtë herë vij me statusin grua”, tha Dojna, që përveç faktit që pranoi ftesën, i gëzoi vajzat me një byrek që e kishte përgatitur gjyshja e saj.

Në 20 gusht, Dojna dhe Vlashent Sata u bënë prindër të një djali, që e pagëzuan me emrin Nolan Sata. Për t’u kthyer te Armina, kujtojmë se pak kohë më parë ajo tha se nuk do t’i bëjë tani pushimet me Shkëlzenin. Por mesa duket planet kanë ndryshuar.