Gola shqiptarë në Kupën e Turqisë. Në raundin e 1/64, Ankara Keciorengucu fitoi 4-1 me Diyarbekirspor në shtëpi. Për vendasit shënuan Uerdi Mara dhe Bekim Balaj. Në këtë 90 minutësh te goli ka dalë edhe ish-sulmuesi i Kukësit, Patrick Friday Eze.
Dueli do hapej nga Uerdi Mara, me ish-fantazistin e Skënderbeut që shënoi gol nga pika e bardhë e penalltisë pas vetëm katër minutave lojë. I afruar në Turqi verën që lamë pas, Mara ka filluar të bëjë protagonistin në ekipin e ri. Në të 66 minutë ishte radha e Eze, ndërsa Bekim Balaj do shënonte në fundin e sfidës. Për shkodranin ky gol vjen në një kohë kur pret ftesën nga Edy Reja për ndeshjen miqësore të Kombëtares kuqezi kundër Arabisë Saudite.
Home Lajme Aktualitet Aromë shqiptare në Turqi, Bekim Balaj dhe ish-fantazisti i Kukësit gjejnë rrjetën