Më në fund ka paqe. Saliu Sembene dhe Maget Gueje kanë arritur të gjejnë gjuhën e përbashkët me Partizanin dhe janë kthyer në stërvitje me ekipin e parë. Burime për “Panorama Sport” pranë klubit të kuq bëjnë me dije se pas negociatash të gjata me dy lojtarët për të ulur gjakrat dhe për t’u sqaruar kushtet, më në fund dy senegalezët kanë arritur të binden dhe të mos këmbëngulin më për largimin, por të presin merkaton e radhës për largimin.

Deri atëherë ata do të stërviten me ekipin e parë dhe do të jenë një vlerë e shtuar për Kolelën, që ka vuajtur edhe mungesën e alternativave, veçanërisht në mesfushë, ku Maget mund të bënte punë. Siç dihet, prej muajsh dy lojtarët protestojnë në mënyra të ndryshme për t’u larguar, por nuk ia kanë dalë. Tashmë ata janë tërhequr dhe Partizani e ka pranuar këtë hap pas të tyrin./Panorama Sport