Për të dhënë një parashikim të 12 shenjave të horoskopit për këtë muaj ishte e ftuar në emisionin e mëngjesit “Ditë e re”në RTV ORA, astrologia Meri Gjini. Astrologia Meri u shpreh se ky muaj është shumë më premtues se muaji shtator përsa i përket komunikimit, i cili do të jetë më i lehtë dhe më i rrjedhshëm. Në një përmbledhje për shenjat ajo u shpreh:

Dashi- Kjo shenjë do të jetë ndryshe gjatë këtij muaji përsa i përket humorit. Personat në këtë shenjë do të kenë kontrollin për çështjet finaciare dhe profesionale. Do të jenë shumë afër objektivave.

Demi- Personat në këtë shenjë do të kenë luhatje humori këtë muaj. Do të përdorin intonacione të forta edhe për çështje familjare. Dhjetë-ditëshi i fundit i muajit do të jetë shumë i mirë për projektime profesionale.

Binjakët- Do do të kenë një muaj shumë të mirë. Do të kenë ide dhe propozime shumë të rëndësishme. Ama kujdes, Duhet të tregoheni të zgjuar që idetë t’i rezistojnë kohës.

Gaforrja- personat në këtë shenjë do të përjetojnë stres përsa i përket raportit familjar. Gjithashtu duhet të tregoheni të kujdesshëm në komunikim. Mos u tregoni më emotiv seç duhet!

Luani- Për shkak të ritmit tuaj të nxituar mund të shkaktoni pakënaqësi tek njerëzit me të cilët bashkëpunoni. Duhet të seleksiononi mendimet dhe të jeni më të maturuar.

Virgjëresha- Personave të kësaj shenje do t’ju duhet të minimizojnë keqkuptimet dhe stresin e shtatorit. Besojini më shumë instikteve tuaja këtë muaj!

Peshorja- Ky është muaji i tyre. Është momenti që të hapni dritare të reja dhe dritare të mëdha të jetës suaj. Të jenë iniciatorë për gjetjen e ekuilibrit dhe të mos bëjnë shumë analiza të raportin e tyre sentimental.

Akrepi- Do ta gjejnë veten në të njëjtën valë siç kanë qenë në pjesën e fundit të shtatorit. Po në komunikim nuk do të kenë ngecje apo keqkuptime. Personat në këtë shenjë do ta mbyllin muajin me ngjyra të forta erotike.

Shigjetari- Personat e kësaj shenje do të kenë një periudhë shumë të mirë për të nisur bashkëpunime si dhe për të marrë rezultate të shpejta.

Bricjapi- Tetori do të jetë një muaj të korrurash për ta. Do të shijojnë frytet e emrit në shoqëri dhe të financave të xhepit të tyre. Do të marrin përsipër shumë impenjime!

Ujori- Të gjithë personat e kësaj shenje do të duhet të jenë të kujdesshëm në komunikim. Ndërtimi i ideve të reja do të jetë në fokus këtë muaj për ta.

Peshqit- Në muajin tetor do t’u duhet të jenë më afër realitetit dhe të funksionojnë më logjikë të pastër. Peshqit s’duhet të dalin në konkluzione të gabuar për veten, si dhe duhet të qëndrojnë sa më larg alkoolit dhe drogës këtë periudhë sepse pasojat do të jenë tepër negative.