Kryetatari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka komentuar mërrëveshjen e firmosur sot nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

Kreu i Grupit Socialist Balla ka publikuar një video në rrjetin social facebook, ku shfaqet ish-kryeministri Sali Berisha i cili i thotë Metës se për 700 mijë euro dhe dorëheqjen, duke iu referuar video-përgjimit, ndërsa Meta asokohe kryetar Parlamenti i thotë se dorëheqjen e dha prej Shkëlzenit, sepse Shkëlzeni iahte në videot e Dritan Priftit.

Ndërsa ka ironizuar marrëveshjen, Balla i uron të përputhen Berishën dhe Metën, pasi gjatë ditës së sotme nënshkruan një marrëveshje me 6 pika, thelbi i së cilës është dalja me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e ardhshme vendore më 14 maj.

“Ai momenti tek Perputhen kur dy konkurentët ia nxjerrin njëri-tjetrit të palarat në shesh, edhe pasi janë bashkuar, ndarë, bashkuar shumë herë😂😂😂 Urojmë të përputhen”, shkruan Balla në shënimin e tij në rrjetin social facebook.