Roma mori një barazim me tepër vlera, në një transfertë të vështirë si ajo e Real Betis. “Verdhekuqtë” arritën të barazonin rezultatin në pjesën e dytë me golin e Andrea Belotti dhe pas përfundimit të raundit të katërt, ekipi i Jose Mourinhos ndodhet në vendin e tretë me katër pikë. Gjithçka mbetet e hapur për kualifikimin në fazën me eliminim direkt, ku Roma duhet të fitoj dy sfidat e mbetura në grup.
Jose Mourinho pas përfundimi të sfidës në prononcimin për mediat u shfaq i lumtur, pasi sipas tij skuadra tregoi karakter dhe zemër në një sfidë me presion të madh.
“Ishte një lojë me presion të madh, kjo nuk ishte një ndeshje për grupet. Ishte si një play off, humbja do të thoshte të dilje jashtë. Disavantazhi 1-0 pas 45 minutash ishte presion i vërtetë. Me gjithë dëmtimet, pezullimet, lodhjen, luajtja ndaj një skuadre të freskët, e cila ndryshoi gjashtë lojtarë në ndeshje e fundit, ishte një heroizëm. Treguam karakter dhe zemër, e rritëm cilësinë në pjesën e dytë. Ky barazim është jetë. Jemi gjallë, kemi edhe dy ndeshje për të luajtur dhe fituar. Nëse nuk fitojmë ,jemi jashtë. Është mirë sepse mendojmë vetëm për veten tonë, nuk duhet të presim ndonjë rezultat të të tjerëve.”-tha ai.
Lidhur me dyshen sulmuese Abraham – Belotti, tekniku portugez deklaroi se në pjesën e parë nuk ishte aspak i kënaqur, por në pushim midis pjesëve kritikat e bëra ndikuan për mirë te lojtarët që sipas tij bënë një paraqitje ndryshe nga ajo e pjesës së parë.
“Në pjesën e parë ishin katastrofë, nuk bënë atë që iu kërkova. Ata dolën në pjesën e dytë me veshë të kuqë, sepse i kritikova. Në pjesën e dytë më pëlqyen shumë”-shtoi trajneri.
Sfida e radhës për Romën do të jetë në kampionat, ku verdhekuqtë do të luajnë në transfertë përball Sampdoria.