Skuadra e “Red Bull”-it, e cila këtë vit po prin kampionatin si në konstruktorë ashtu edhe me pilotë, është shpallur fajtore për shkelje të rregullave. Sipas raportit të FIA, “Red Bull” ka bërë disa shkelje në tejkalimin e limitit të buxhetit, por këto shkelje janë vlerësuar si ‘minore’.
Si pasojë e vlerësimit, “Red Bull” s’do të humb titullin e kampionit, as s’do të ndryshojë renditje në këtë sezon. Por, nga “Mercedes”-i dhe “Ferrari” besojnë se konsiderimi si ‘gabim minor’ i kalimit të limitit buxhetor, mund të ketë impakt të madh.
Edhe Toto Volf i Mercedes e sheh si problematike fjalën “minor”. Sipas Binotos të Ferrari, 4 milionë përkthehen si zhvillime në pjesë shtesë për gjithë sezonin, si dhe rreth 70 njerëz në stafin teknik që mund të gjejnë zgjidhje për gati gjysmë sekonde për xhiro.