Pas katër ndeshjesh radhazi pa fitore Bayern Mynih kampioni në fuqi i Gjermanisë rikthehet të shijojë sërish tre pikët. Në sfidën e parë të javës së 8-të bavarezët likuiduan Bayer Leverkusen duke e fituar ndeshjen me rezultatin 4-0 dhe ngjiten në kuotën e 15 pikëve.

Djemtë e drejtuar nga Nagelsman hipotekojnë gjithçka që në pjesën e parë ku shënuan tre nga katër golat e ndeshjes. Emrin në listën e golashënuesve i pari e shënoi Leroy Sane që zhbllokoi shifrat pas vetëm tre minutash lojë. Më pas shënuan që në pjesën e parë edhe Musiala e Mane.

Llogaritë i mbylli në fund Thomas Muller. Përgjigjja më e mirë që Bayerni mund t’u jepte kritikëvë ndërsa Leverkusen zhytet në fund dhe pëson humbjen e pestë në 8 ndeshjet e para. Sot zbret në fushë Dortmundi dhe kryesuesit e Union Berlin.