Romeo ka hedhur sot dyshimet se Bora dhe Donaldi e kanë çuar një hap më tej lidhjen e tyre. Shkak është bërë një koment.

Bora ka postuar një video ku tregon look-un e saj në mbrëmjen e djeshme të “Dancing with the stars”, dhe në sy ka rënë komenti i Romeos. “Ku e ke unazën nuse”, komenton Romeo, i cili nuk ka marrë një përgjigje nga Bora.

Por ka mjaftuar që të nisin komentet nga fansat, të cilët janë kuriozë nëse Bora e Donaldi janë fejuar në fshehtësi apo Romeo thjesht ka dashur t’i ngacmojë pak?