Aktori Donald Veshaj mesa duket nuk e lë një minutë vetëm partneren e tij Bora Zemani edhe gjatë netëve live të spektaklit që ajo prezanton, “Dancing With The Stars”. Ndërsa në natën e parë të spektaklit, Donaldi postonte foto dhe video nga pas skenës të Borës, mbrëmjen e djeshme ai ka publikuar një foto të prezantueses pas mbarimit të live-t.
Në këtë foto, Donaldi tregon këmbët e të dashurës së tij, pasi ka mbajtur për disa orë takat gjatë spektaklit. “Gjynah,”- shkroi Veshaj në imazhin e publikuar. Të njëjtën foto e ka ripostuar dhe Bora e cila ka shtuar një emoji duke qarë. Mesa duket nata e dytë ka qenë e dhimbshme për Borën me sandalet që kishte veshur.