Një incident raportohet të ketë ndodhur gjatë ditës së sotme në Detin e Zi, ku një avion rus SU-27 qëlloi një raketë pranë një avioni zbulues britanik. Sipas burimeve, avioni zbulues britanik po patrullonte një rrugë të paracaktuar mbi Detin e Zi. Sekretari britanik i Mbrojtjes, Ben Wallace, kontaktoi homologun e tij rus duke kërkuar një shpjegim, por Moska ia atribuoi incidentin një mosfunksionimi teknik.
Lidhur me atë që ndodhi midis avionit luftarak rus dhe aeroplanit britanik RC-135 Rivet Joint, Sekretari Britanik i Mbrojtjes Ben Wallace tha: “Do të doja të ndaja me Dhomën e Përfaqësuesve detajet e një incidenti të fundit në hapësirën ajrore ndërkombëtare mbi Detin e Zi”.