Këtë të mërkurë sytë e të apasionuarve të Champions League do jenë në Londër e konkretisht te sfida e shumëpritur mes Chelsea-s dhe Milanit. Anglezët kanë vetëm 1 pikë pas 2 ndeshjeve të para dhe sonte alternativë është vetëm fitorja. Për këtë kanë edhe fatin me vete, pasi kampionët e Italisë kanë një sërë mungesash. Portieri Maignan, Hernandez, Florenzi, Saelamakers, Kjaer dhe Calabria janë disa prej tyre, ndërsa duhet theksuar se Rebic dhe Leao sapo janë rikthyer me skuadrën. Te Chelsea Jorginho dhe Cucurrela, ndërsa Armando Broja sipas të gjitha parashikimeve do ta nisë nga stoli ndeshjen. Sfida tjetë e këtij grupi, grupit E, luhet në Austri mes Salzburg dhe Dinamo Zagreb.

Një tjetër sfidë ku opsion është vetëm fitorja luhet në Torino mes Juventusit dhe Macabi Haiffa-s. ‘Zonja e vjetër’ pas 2 ndeshjeve të para ka 0 pikë dhe pas fitores së fundit në kampionat kërkon të tregojë se krizës i ka ardhur fundi. Për Allegri-n në pikëpyetje është Milik, ndërsa Pogba dhe Chiesa vijojnë të mungojnë. Sfida tjetër e grupit luhet në Portugali mes Benfica-s dhe Paris SG. Të dy skuadrat kanë kuotë të barabartë pikësh dhe sonte përcaktohet komanduesi, të paktën për momentin. Në grupin F Real Madrid kampion në fuqi pret në ‘Bernabeu’ Shkahtar Donetsk, ndërsa po për këtë grup në orën 18:45 në Gjermani Leipzig sfidon Celtic. Dy ndeshjet e tjera të mbrëmjes luhen në Manchester, me City-t që përballet me Copenhagen dhe Sevillia-n e cila ka 0 pikë, por që sonte pret Dortmund-in.