Skuadra e Chelseat është futur në garë për mesfushorin austriak, Konrad Laimer, ka bërë të ditur “Bild” të premten. Laimer është pjesë e Leipzigut dhe do të largohet në fund të këtij edicioni kur edhe i skadon kontrata.
Ai ka refuzuar rinovimin e kontratës me ekipin gjerman dhe Chelsea po synon transferimin e tij. Megjithatë, londinezët janë të gatshëm t’i ofrojnë Leipzigut 10 milionë euro për Laimerin në janar, pasi trajneri Graham Potter po insiston në transferimin e tij. 25-vjeçari është pjesë e Leipzigut prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Salzburgu, ndërsa këtë edicion ka gjashtë paraqitje në të gjitha garat. Ai po kërkohet me ngulm edhe nga Bayern Muencheni e Liverpooli.