Gjatë performancës së saj nën ritme latine në “Dance Albania” në Tv Klan, Cindy Marina pati një problem të vogël me fustanin. Në mbyllje të kërcimit, për shkak të kësaj, Cindy mbuloi me duar pjesën ku fustani rrëshqiti duke ndryshuar pozën finale. Ilir Shaqiri e kritikoi Cindyn që nuk vazhdoi koreografinë siç ishte e planifikuar.

Ilir Shaqiri: Unë mendoj që ti mund ta kishe kërcyer shumë më mirë këtë pjesë, sidomos me gjithë ndërthurjet që keni vënë në koreografi, unë koreografinë e shikoj shumë bukur, por ama duhet të ishte realizuar më mirë nga ana jote. Më ekspansive, më e lëshuar, më e tërbaur, më interpretuese. M’u duke e bllokuar me atë hallin e madh të fustanit që “obobo do më prishet tani, do më këputet më vonë”.

Alketa Vejsiu: Po si të bësh kur të bie fustani Ilir, si ta menaxhosh këtë situatë?

Ilir Shaqiri: E vazhdon, koreografia vazhdon, çfarëdo që të bjerë gjatë kërcimit.

Alketa Vejsiu: Çfarë thua more Ilir?

Ilir Shaqiri: Aty do të jetë, nuk do të humbë gjë njeri, ama rëndësi ka që kërcimi mos të humbë bukurinë e tij me asnjë kusht. Gjithsesi, kjo gjë i ndodhi në fund fare kështu që edhe pozën finale nuk kishe pse e prishje duke ulur kokën duke e sfumuar gjithë finalen për asgjë.