Ngjan si një histori tragjike filmash. Ai vetëm 17-vjeç bie për herë të parë në dashuri. Por kjo ndjenjë e bukur, për të cilën ndodhta kishte ëndërruar netë të tëra, u kthye befas në tragjedi.
Fotot e mëposhtme i përkasin 17-vjeçarit Kenado Shira, i cili u vra ditën e sotme në Klos së bashku me babanë e tij Ilir Shira. I mituri i vra nga Fiqiri Mjeshtri, pasi kishte një lidhje dashurie me vajzën e tij.
Pas mbarimit të shkollës, i mitur u nis drejt e në lokal ku ndodhej babai i tij së bashku me Fiqiri Mjeshtrin, për të sqaruar ngjarjen. Por në ato momente situata ka agravuar dhe Mjeshtri ka nxjerr armën. I riu ka dashur të mbrojë të atin duke dalë përpara plumbave. U qëllua pa mëshirë dhe pse mëkati i tij më i madh ishte ndjenja më unike, më e bukur dhe më e bekuar mbi Tokë, dashuria!