Pavarësisht gjithë ekspozimit në rrjetet sociale, nga dasma e Armina Mevlanit dhe Shkëlzen Berishës nuk u panë askund fëmijët e këtij të fundit. Mes aludimeve nëse ata ishin të pranishëm apo jo, blogerja shoi shpejt zërat duke bërë me dije se ata ishin në dasmë dhe gëzuan bashkë me ta. “Sigurisht që po! Kemi një marrëdhënie shumë të mirë, i kam njohur në moshë shumë të vogël. Tani ata janë rritur dhe gëzuan me ne”- u përgjigj modelja kur u pyet rreth kësaj në Instagram. Ndërkohë, së fundmi në media po qarkullon një foto e Shkëlzenit me të birin nga dasma, e cila konfirmon se ai ka qenë i pranishëm në dasmën e të atit. Ai shihet se është veshur me kostum teksa qëndron pranë të atit.Kujtojmë se Shkëlzeni nga martesa e tij e parë është babai i dy fëmijëve, Medinës dhe Lajdonit.
Disa kohë më parë, gjatë puntatës së fundit të “Goca dhe Gra” u diskutua mbi marrëdhënien e me fëmijët e partnerëve. Sigurisht Armina tregoi eksperiencën e saj, duke u shprehur se nuk pretendon të jetë një nënë për to. “Unë i kam njohur që 9-vjeç.. jo absolutisht, nuk pretendoj më shumë, madje kam marëdhënie shoqërore me të, i jap këshilla, bëjmë qef. S’mund t’i bëhem mama, se mamanë e kanë, absolutisht,”- u shpreh Armina. Dasma e vitit mund të quhet pa frikë ajo e Arminës dhe e Shkëlzenit. Një natë që bëri bashkë emra nga politika dhe arti, duke festuar deri në orët e para të mëngjesit. Ashtu siç “Panorama” kishte raportuar më herët, Armina mbajti veshur 3 fustane tejet të veçantë, të dizenjuar enkas për të.
Festa duket se kishte marrë të gjithë vëmendjen e çiftit që organizoi gjithçka vetë në një ceremoni totalisht tradicionale. Armina zbuloi se fustani i saj i parë, i cili ishte i dizenjuar nga stilistja Vivienne, nuk është pëlqyer aspak. Sipas saj, fustani ishte i punuar deri në detaje për të. “Sa veta më kanë sharë për fustanin? O Zot, s’e ke idenë. Për të parin e Viviennit, ai është një fustan klasik që princesha e Spanjës e veshi para një jave. Është shumë klasik, për mua është epike se është dizenjuar për mua, është një marrëdhënie shumë e thellë e mirëmenduar me stilisten, ndihem shumë e lumtur që e kisha atë fustan”, tregoi Armina. Më tej, ajo u shpreh se e kishte të pamundur të bënin edhe një muaj mjalti.