Një djalë nga Vlora ka kurorëzuar dashurinë e tij me një vajzë amerikane duke i “treguar” SHBA kështu dhe traditat shqiptare.
Albi Selimaj nga Vlora që prej vitesh jetoin në Amerikë dhe Eugenie Bedell, nga dy prindër emigrante nga një kontinent tjetër, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre, duke organizuar dhe një dasmë të madhe.
Dasma ishte e ndërthurur me traditat përkatëse të vendeve të çiftit, por ku nuk kanë munguar dhe rrobat tradicionale shqiptare, shkruan gazeta “Ilyria”.
Nusja kishte vendosur që të surprizonte partnerin e saj, teksa kishte ftuar këngëtarin e njohur Ylli Baka, i cili e “ndezi” atmosferën dhe bëri që gjithë të ftuarit të ngriheshin në këmbë.