Lojtari i Chemie Leipzig, (klubi i Regionalliga Nordost në Gjermani) Japel pësoi një dëmtim të frikshëm në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Chemnitzer. Teksa tentoi të mbante në lojë një top në vijën fundore, futbollisti rrëshqiti sapo kaloi fushën dhe u përplas dhunshëm me murin. Për një moment, Japel humbi ndjenjat dhe u detyrua ta kalonte natën në spital nën kujdesin e mjekëve, ndërsa për fat të mirë, klubi i Chemie Leipzig lajmëroi se gjendja e lojtarit ishte optimale dhe se përplasja nuk kishte shkaktuar pasoja. Gjithsesi, Japel do t’i duhet të pushojë deri në mesin e javës së ardhshme para se të zbresë sërish në fushë.
Dëmtim i frikshëm_ Lojtari rrëshqet, përplaset me murin dhe bëhet për spital! – Top Channel