Lajme të këqija në shtëpinë e Bajernit të Mynihut! Lukas Hernandez mund të mbyllë vitin 2022. Dëmtimi që pësoi mbrojtësi francez me Bajernin e Mynihut ndaj Barcelonës në Champions më 13 shtator, u tha se do të ishte 4-6 javë, por tashmë ai mund të mbyllë vitin dhe rrezikon seriozisht pjesëmarrjen në Botërorin e Katarit, e cila do të zhvillohet në muajin nëntor.

Në ambjentin bavarez kishin shpresë ta kishin në ndeshjet përpara se të krijohej pauza e Botërorit, por mesa duket 26-vjeçari ka mbyllur vitin. Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Bajernit të Mynihut në Bundesliga, Lukas Hernandez është aktivizuar gjithsej në 4 ndeshje, por pa mundur dot që të shënojë dhe asistojë.