Në vitin 2016, gazetari investigativ Artan Hoxha, deklaronte se gazetarë anglezë, kanë rënë në gjurmët e kompanie shqiptare të regjistruar në Londër e cila është mbulesë e një politikani shumë të fuqishëm shqiptar. Sipas Hoxhës, i njëjti politikan, ka 51 tituj pronësie, me një vlerë prej 70 milion paund, të cilat janë investuar në zonën A të Londrës, dhe këto prona janë vënë në emrin e një shqiptari nga një rreth i veriut të Shqipërisë. E gjithë kjo pasuri sipas gazetarit Hoxha është vënë nëpërmjet bursës së arit në vitet 2002-2003, dhe anglezëve u rezulton se ky është ar i ardhur nga Shqipëria. Hoxha, nuk përmendi emër politikani, por menjëherë në media, ishte emri i Ilir Metës, presidentit të sotëm që u lakua për një pasuri të tillë në Londër, prej 70 milion paundësh e barazvlefshme me 100 milion dollarë. Në fakt, lidhja e Metës me këtë pasuri u bë pasi ish kryeministri Sali Berisha kishte lëshuar ak.uza ndaj tij në lidhje me grabitjen e thesarit të shtetit. 280 kg ar u vodhën në thesarin e shtetit pas ngjarjeve të vitit 1997. Sipas Berishës, Ilir Meta ka festuar Vitin e Ri 1999 me floririn e vjedhur. “Në dhjetor të vitit 1999 ju festuat Vitin e Ri duke u vjedhur thesarin shqiptarëve”, deklaronte Berisha për Ilir Metën në korrik të vitit 2000. Që kur skandali u den.oncua për herë të parë në media në fillim të vitit 2000 dhe deri në korrik të vitit 2009, kur u bashkuar në qeveri, Berisha e quante Metën ‘Ilir Floriri’. Ndërkohë Meta në vijimësi i ka mohuar akuzat e Berishës për një imp.likim të tij në gra.bitjen e thes.arit të shtetit.
Transaksionet në Londër
Ka dhe një tjetër detaj që e lidh Presidentin me pasurinë në Londër. Bëhet fjalë për tran.saksionet që janë bërë në Londër për të mbuluar pagesat e shkollimit për fëmijët. Të tre fëmijët e tij janë shkolluar në Britaninë e Madhe. Në 2017 familja Meta ka deklaruar se ka paguar 140 mijë paund për shkollimin e tyre. Ndërsa në 2018 është deklaruar një llogari bankare rreth 12 mijë paund, po me shpenzime për shkollën. Presidenti dhe bashkëshortja kanë shpenzuar shuma marra.mendëse për shkollimin e fëmijëve vetëm me nga një pagë në shtet. Më vonë, në vitin 2020, shkollimin e fëmijëve në Londër çifti Meta-Kryemadhi, deklarojnë se e mbulojnë me shitje të apartamenteve që janë në pronësi të Kryemadhit. Gjatë vitit 2020, Meta dhe Kryemadhi kanë përfituar edhe 50 mijë euro nga kontratat e mëparshme për shitje apartamentesh, por nga ana tjetër kanë tërhequr 39 mijë euro dhe rreth 60 mijë paund, duke kaluar një pjesë të parave në llogaritë e fëmijëve, të cilët po i shkollojnë në Angli. Deri më tani nuk ka ndonjë he.tim nga org.anet e drejtësisë për pasurinë e shumëpërfolur të Presidentit, për të qartësuar nëse ka lidhje me pasurinë në Londër apo edhe për pasuri të tjera në Shqipëri.