Nuk është vetëm Çelsi, ekip që dëshiron me çdo kusht shërbimet e Rafael Leaos. Sipas asaj që raporton francezja, “MediaFoot” së fundmi në garë për yllin e kampionëve të Italisë është futur edhe PSG-ja që do të ishin të gatshëm të bënin çmëndurira për portugezin.

Sipas medias franceze, parizienët do të paguanin menjëherë klauzolën e vendosur në kontratën e 23-vjeçarit, prej 150 milionë eurosh, një shifër që do të kënaqte drejtuesit e kuqezinjve.

Drejtori sportiv i PSG-së, Luis Kampos është një ndër admiruesit e tij më të mëdhenj që në kohën kur e solli te Lila në Francë. Aktualisht në këtë sezon me fanellën e Milanit në Serinë A, Rafael Leao është aktivizuar gjithsej në Serinë A në 8 ndeshje, duke shënuar 4 gola dhe duke dhuruar po aq asiste për shokët e skuadrës.