Armand Duka president i Federatës Shqiptare të Futbollit në një intervistë për “Ora Sport” foli rreth shortit të fazës eleminatore të Euro 2024 dhe rreth faktit nëse Reja do të vijojë të drejtojë kombëtaren.
Armand Duka: Një ditë relativisht e mirë. Me emocione kur dolëm në tre grupet e para. Nuk doja të ishim në të njëjtin grup me Francën, Anglinë, Italinë apo Holandën. Është një fillim jo i keq, por puna bëhet në fushë. Duhet të organizohesh mirë dhe futbollistët të ballafaqohen me kundërshtarët.
Duka shprehet se ne kemi kualitet të mirë dhe nuk ka pse ti trembemi Polonisë.
Armand Duka: Polonia ka disa futbollist të mirë, ka skuadër të mirë. Ka sulmuesit më të mirë në botë dhe me të vërtetë është i mirë por qoftë Polonia qoftë skuadra të tjera mund të bëjmë rezultat.
Përderisa fati na ka ndihmuar të mos kemi emrat më të mirë të futbollit konsiderohet një short i mirë, por nuk konsiderohet një short për të mos shkuar në Europian. Për të shkuar në Europian duhet të luash mirë duhet të përgatitesh mirë. Ne kemi kualitete të mira. Mundësitë i kemi.
Rezultatet e dobëta të kombëtares në përballjet e fundit që ka pasur kanë vënë në pikëpyetje dhe vijueshmërinë e trajnerit Reja. Sipas Dukës, a do të vazhdojë trajneri Reja me ekipin kombëtar?
Armand Duka: Unë dhe ai jemi profesionistë, ai është me kontratë. Do të përfundojë kontratën. Në përfundim të kësaj do të ulemi të diskutojmë për të ardhmen nëse Reja do ta shohë veten të aftë drejt objektivit apo do të mendojë për ti hapur krahun një tjetri që ta çojë Shqipërinë në Euro 2024. Unë mendoj se është ndër ekspertët më të mirë. Por sa më lart të shkosh aq më vështirë është.
Sakaq ai bën një parashikim për kombëtaren në këtë grup, ku thotë se do të arrijmë në vend të parë. Por mbetet për t’u parë se si do të jetë rezultati në fushë.