Hakerat iranianë që sulmuan sistemet qeveritare verën e këtij viti dhe më vonë në shtator ndërhynë në sistemet e qeverisë, kanë publikuar këtë të hënë të dhëna të tjera. Paraprakisht bëhet me dije se kemi të bëjmë me të dhënat e sistemit MEMEX të Policisë së Shtetit.
Janë dhjetëra dokumente me emra dhe foto shqiptarët, ku në fund të çdo faqe të secilit dokument shkruhet “Albanian suspects”. Pra, “shqiptarët e dyshuar”.
Informacionet e hakerave që vërshuan ditën e sotme, publikohet. Mediat kanë siguruar një foto të biznesmenit të shumëkërkuar nga SAPK, Ervis Martinaj. Nisur nga pamja dhe tiparet, krahasuar me fotot e fundit të “mbretit të kumarit”, bëhet fjalë për një imazh të viteve më parë, kur Ervis Martinaj është skeduar për herë të parë nga Policia. Informacionet e hakerave që vërshuan ditën e sotme, publikohet
Në dhjetëra dokumentet e publikuara sot nga hakerat, ka mijëra emra të personave të skeduar nga Policia shqiptare për vepra të ndryshme të kundërligjshme. Ish-kryeministri Sali Berisha është shprehur se të dhënat lidhen pikërisht me sistemin MEMEX, me 105 mijë emra të skeduar.
FOTO e parë e Ervis Martinaj nga skedarët e Policisë. Prej më shumë se një muaji Ervis Martinaj rezulton i zhdukur dhe për të janë ngritur shumë teori konspirative; nëse 40 vjeçari me origjinë nga Burreli është rrëmbyer dhe vrarë, ose nëse ka inskenuar vetë ngjarjen për të organizuar një kundërpërgjigje ndaj kundërshtarëve. Deri tani, Policia e Shtetit nuk ka asnjë deklaratë zyrtare në lidhje me biznesmenin e shumëkërkuar nga SPAK. Ervis Martinaj u shpall në kërkim ndërkombëtar pasi Nuredin Dumani rrëfeu se ai i kishte ofruar mbi 500 mijë euro, në këmbim të vrasjes së ish-numrit dy të Bandës së Durrësit, Endrit Dokle.