Nuk kanë qenë në një edicion bashkë në “Përputhen” por një tjetër aventurë televizive i “përputhi” bashkë Efin dhe Fatjonin: “Kepi i tundimeve”. Kimia e tyre në programin veror bëri që të ngrihen pikëpyetje mbi raportin e tyre.
Efi i shtoi më shumë thashethemet kur në një postim shprehej për të dhe Fationin: “Po të mirë jemi”.
Së fundmi në një intervistë për “Prive”, ajo është pyetur nëse do t’i shkonte fjalia “Kurrë mos thuaj kurrë” lidhjes së mundshme me Fationin dhe Efi la të kuptohet se çdo gjë mund të ndodhë.
Efi flet për lidhjen me Fationin dhe tregon mesazhin e tyre të fundit
“Kurrë mos thuaj kurrë”, u përgjigj ajo.
Mesazhi i fundit me Fationin, Efi tha se ka 1 javë. “Me shokët s’mund të flasësh përditë”, u shpreh ajo duke lënë të kuptohet se për momentin janë thjesht shokë.