Aktivistja Evi Kokalari ka shpërthyer në akuza ndaj Sali Berishës. Përmes një reagimi të fortë në rrjetet sociale ajo i drejtohet Berishës duke i thënë “turp ti vijë”, pasi më herët e ka vënë në dijeni se brenda Partisë Demokratike po bëhen manipulime, sa i përket zgjedhjes së kreut të FRPD. Ajo shtoi se Berisha ka legjitimuar gënjeshtrën duke iu referuar zyrtarizimit të kreut të sapozgjedhur të FRPD-së.
“Turp te te vij Sali Berisha!!
Ka nje muaj qe na ka rene goja duke te thënë qe po bëhen manipulime. Kam tre muaj qe te thashë qe Kelliçi vodhi votat dhe përgjigja jote ishte “eh sé 11 vota janë”
Grigels Muçollari ma ka thënë copë qe keta të kryesise donin njeriun e vet si kryetar dhe me ndihmen tende ja dolen. Sot ti legjimitove genjeshtren. E paske merituar Lulzim Bashen i dashur zoteri!!!
Dhe boll u tallët me Primaret. Ju nuk keni konceptin baze te konservatorizmin. Dhe vazhdoni me EPP. Shumë nga ne do e kishin per turp në këtë pikë që PDja te hiqej si konservatore.Tashti beni sikur do luftoni Edi Ramën. Ju jeni te gjithë të mbaruar!!”. u shpreh Kokalari.