Më pak se një javë pas lamtumirës së tij emocionale nga tenisi, Roger Federer ka dhënë një intervistë për New York Times. Zvicerani bën shaka për situatën e tij aktuale duke thënë: “Kam humbur punën time, por jam shumë i lumtur. Ndihem mirë dhe i kompletuar. Kam humbur ndeshjen time të fundit teke (në Wimbledon 2021) dhe dyshe. Kam humbur zërin duke mbështetur ekipin. Ishte lamtumirë e lumtur, por kurrë nuk e kisha menduar se do të ndodhte kështu.”
Ai gjithashtu vuri në dukje ia kishte komunikuar vendimin e tij Nadalit, paraprakisht, duke thënë se do të luante dyshe dhe Nadal u përgjigj shpejt: “Unë do të bëj gjithçka që është e mundur për të qenë atje me ty”. Kjo tregoi se sa shumë e respektojmë njëri-tjetrin, pavarësisht rivalitetit të ashpër në fushë. Nuk do ta harroj kurrë atë që ai bëri për mua.”
“Mbreti” Federer theksoi se ka qenë e vështirë për të, në fakt, të kontrollonte emocionet. “Të premten, të gjithë, Andi, Novak, Rafa dhe të tjerët panë se karriera e tyre kalonte para syve. Me rritjen e moshës fillon të dish se çfarë vlerëson vërtet në jetë, por edhe në sportin”.
Për imazhin që ndoshta do të bëhet ikona e lamtumirës së tij (Federer e Nadal qajnë së bashku), ai theksoi se “po më kalonte në mendje sa i lumtur isha që e përjetova atë moment. Fokusi ishte mbi këngëtaren dhe gati harrova që po më bënin foto, në atë moment ndjeva një emocion që nuk e shpjegoja dot. Është si të flasësh me fëmijët e t’u thuash “po qaj, por nuk jam i mërzitur, jam i lumtur”. Ishte e vështirë të mos qaje në një moment të tillë.”