Amerika, “Toka e Premtuar” për shumë “yje” të futbollit, kryesisht për ata që janë në fund të karrierës, por jo vetëm. Chicharito Hernandez, Gareth Bale, Carlos Vela… apo Lorenzo Insigne. Gjatë dekadës së fundit, edhe lojtarë të Kombëtares Kuqezi janë tërhequr nga “ari” që ofrohet në MLS. Në këtë kampionat kanë luajtur emra të tillë si Hamdi Salihi, Shkëlzen Gashi, Jahmir Hyka e së fundmi Giacomo Vrioni, i transferuar në mënyrë surprizë në verë te New Englad Revolution. Edhe Xherdan Shaqiri, nga muaji shkurt luan në këtë kampionat, madje konsiderohet emër i madh që ka impakt në lojë dhe në imazhin e këtij kompeticioni në botë. Jo më kot mesfushori shqiptar, që përfaqëson Zvicrën, rezulton të jetë futbollisti i dytë më i paguar në MLS, pas Lorenzo Insignes. Ish-mesfushori i Bayernit, Interit dhe Liverpoolit (klubet më të mëdha ku ka luajtur në Europë) ka një pagë që kap shifrën 7,350,000 dollarë, pa taksa, pasi bruto paga e tij shkon 8,153,000 dollarë. Rekordi mbahet nga ish-sulmuesi i Napolit, që fut në xhep për një vit 14,000,000 dollarë.
Gareth Bale, çuditërisht, fiton shumë më pak se shqiptari: vetëm 1,600,000 dollarë.

Futbollistët më të paguar në MLS (neto/bruto)

Lorenzo Insigne (TOR) $14,000,000 (i kompensohen taksat)
Xherdan Shaqiri (CHI) $7,350,000/ $8,153,000
Javier Hernandez (LA) $6,000,000/ $7,443,750
Federico Bernardeschi (TOR) $3,125,000/ $6,256,322
Douglas Costa (LA) $3,000,000/ $5,800,000
Gonzalo Higuain (MIA) $5,100,000/ $5,793,750
Hector Herrera (HOU) $4,750,000/ $5,246,875
Alejandro Pozuelo (MIA) $3,800,000/ $4,693,000
Luiz Araujo (ATL) $3,600,000/ $4,480,333
Jozy Altidore (NE) $3,706,139/ $4,264,963
Christian Benteke (DC) $4,000,000/ $4,182,778
Josef Martinez (ATL) $3,750,000/ $4,141,667
Lucas Zelarayan (CLB) $3,100,000/ $3,700,000
Carles Gil (NE) $3,250,000/ $3,545,833
Rodolfo Pizarro (MIA) $3,050,000/ $3,350,000
Nicolas Lodeiro (SEA) $2,640,000/ $3,256,667
Franco Jara (DAL) $2,540,000/ $3,227,000
Raul Ruidiaz (SEA) $2,472,000/ $3,201,120
Victor Wanyama (MTL) $2,400,000/ $3,091,667
Cucho Hernandez (CLB) $2,600,000/ $2,886,000
Carlos Vela (LAFC) $2,400,000/ $2,737,500
Gustavo Bou (NE) $2,500,000/ $2,675,000
Gareth Bale (LAFC) $1,600,000/ $2,386,667
Gaston Gimenez (CHI) $2,060,000/ $2,360,667
Walker Zimmerman (NSH) $2,088,235/ $2,345,214