Kohëve të fundit celularët janë bërë një domosdoshmëri dhe nevojë e madhe për të gjithë.Ne i përdorim gjerërisht dhe në çdo kohë por jemi pak të ndërgjegjshëm për rreziqet që sjell përdorimi i tepërt i tij sidomos përpara gjumit.
Celularët janë vazhdimisht të përfshirë në procesin e dërgimit dhe marrjes së sinjaleve dhe po ashtu celularët përdorin valë elektromagnetike për të mbajtur sinjalin e fortë. Këto valë elektromagnetike që vazhdimisht janë pjesë e celularëve mund të kenë efekte të dëmshme në trurin tuaj, e sidomos kur ekspozoheni për një kohë të gjatë ndaj tyre.
Po ashtu netët mund të jenë tejet të mërzitshme pa përdorimin e celularëve, mirëpo këtë zakon duhet ta ndryshoni menjëherë! Shumë studime të ndryshme tregojnë se përdorimi i celularit para gjumit shkakton pagjumësinë.