A konsiderohet tradhti flirtimi? Moderatorja Antoneta Koçi nuk e shikon si tradhti.
“Çdo marrëdhënie ka ligjet dhe kushtetutën e saj. Ka njerëz që janë mendjehapur që e tolerojnë dhe e mendojnë si diçka të shëndetshme dhe të mos qëndrojë gjithçka vetëm të mbyllur aty. Ka njerëz që duan të jetë 100 për qind i tyri dhe në mendje. Mendoj se flirti është i shëndetshëm, i shton ngjyra jetës. Flirti si ngacmimet në komunikim, mendoj se nuk i bën keq një marrëdhënieje“, tha Antoneta.