Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë. Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019. Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%. Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet. Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.
Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë
“PD rifreskon listat e anëtarësisë dhe shkon drejt digjitalizimit”, Indrit Hoxha: Basha më hoqi...
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Indrit Hoxha, deklaroi se PD po rifreskon listat e anëtarësisë dhe po përgatitet për digjitalizimin e tyre, për...
“Presioni ndaj Berishës është rritur”, Bejko: Premtoi rikthim të shpejtë, por zhgënjeu. Salianji, figurë...
Roland Bejko vlerëson se presioni politik ndaj Sali Berishës po rritet, pasi premtimet për rikthim të shpejtë në pushtet nuk janë përmbushur dhe zhgënjimi...
Horoskopi, 16 Janar 2026 nga Paolo Fox
Dashi
Nëse keni nevojë për më shumë ngrohtësi në jetën tuaj në çift duhet që t’ia thoni partnerit tuaj dhe jo të prisni që ai...
Rritet paga minimale, më shumë të ardhura për punonjësit
Nga 1 janari 2026, paga minimale dhe ajo maksimale për efekt kontributesh janë rritur zyrtarisht. Ndryshimet ligjore kanë hyrë në fuqi dhe janë të...
Bild: Trump anuloi sulmin ndaj Iranit në minutën e fundit, avionët ishin ngritur
Lëvizjet e SHBA-së në orët e fundit kanë ngritur pikëpyetje, pasi gjithçka tregonte se ishte duke u zhvilluar një operacion ushtarak kundër Iranit, por...
Gjykata Kushtetuese i jep të drejtë Sali Berishës: Arresti shtëpiak ishte i tejzgjatur
Gjykata kushtetuese jep vendim për kërkesën e Sali Berishës mbi tre qëndrimet e gjykatave më të ulëta mbi masën e arrestit shtëpiak, duke i...
Zelensky: Vizita e ministres shqiptare Spiropali në Ukrainë është një sinjal i fortë mbështetjeje
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka vlerësuar lart vizitën e Ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Elisa Spiropali, në Ukrainë, duke...
Sa më pak pjesëmarrje në zgjedhje, aq më shumë mandate për PS-në…
Nga Eduard Zaloshnja
""
Nga një ekstrapolim statistikor i sondazhit të fundit “Zëri i Shqiptarëve’, më rezultoi se po të ishin zhvilluar zgjedhje të parakohshme më...
Balla kujton masakrën e Reçakut: Ndërsa komandantët e UÇK po mbahen padrejtësisht në Hagë,...
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka kujtuar masakrën e Reçakut përmes një reagimi në rrjetet sociale, në 27-vjetorin e një...
PD e përjeton pezullimin e vizave të SHBA si një mallkim që i zuri...
Nga Mero Baze/
Vendimi i SHBA për të pezulluar procedurën e vizave të emigrimit për 75 vende, mes të cilave edhe Shqipëria dhe Kosova, bazuar...




















