Organizata Botërore e Turizmit e ka renditur Shqipërinë në vend të parë në Europë dhe të dytë në botë, përsa i përket normës së turistëve ndërkombëtarë. Në “Barometrin e Turizmit Botëror”, publikuar me të dhënat e sektorit të turizmit në nivel global nga janari në korrik të vitit 2022, OBT konfirmon Shqipërinë me një rritje 19% krahasuar me vitin 2019, duke arritur një ndër performancat më të mira të rikuperimit të sektorit pas pandemisë. Po ashtu, vendi ka tregues pozitiv edhe në të ardhurat e gjeneruara prej turistëve të huaj, ku renditet në vend të katërt, me një rritje 32% krahasuar me të ardhurat e vitit 2019. Në periudhën janar-gusht, Shqipëria numëroi mbi 5,6 milionë vizitorë të huaj, rreth 800 mijë më shumë se viti 2019, teksa vizitorët në zonat e mbrojtura (3,3 milionë në tetë muajt e parë të vitit) dhe preferenca e turistëve të huaj për rajonin e veriut (41%) tregojnë për një diversifikim të ofertës turistike dhe zgjatje të sezonit. Ndërsa pesha e turizmit në Prodhimin e Brendshëm Bruto vlerësohet të jetë mbi 17%. Sipas Barometrit të botuar rishtazi, në nivel global flukset ndërkombëtare të turistëve pothuajse u trefishuan nga janari deri në korrik 2022 (+172%) krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021, por sektori mbetet ende në 60% të nivelit të vitit 2019, pasi shumë vende po hasin vështërësi të rikuperojnë trendet. Në eventin e organizuar në datë 27 shtator me rastin e Ditës Botërore të Turizmit, ministrja Mirela Kumbaro njoftoi se ka nisur përgatitja për sezonin e ardhshëm turistik dhe çdo procedurë për vitin 2023 do të mbyllet brenda muajit dhjetor. Kjo sipas Kumbaros do t’i japë mundësi sektorit privat të planifikojë më mirë punën për të menaxhuar flukset e turistëve, duke vendosur një standard të ri për organizimin e sezoneve turistike.
Flukset e turistëve të huaj, OBT rendit Shqipërinë të parën në Europë
Rama në Athinë, ekstremistët ‘grekë’ Berisha-Meta ‘plasin’ në Tiranë
Nga Jakin Marena
Vizita private e kryeministrit tonë Edi Rama në Athinë dhe takimi me shqiptarët që jetojnë e punojnë në Greqi ka shkaktuar vërtet...
Al Hilal skuadra kampione e Arabisë Saudite, feston edhe Neymar
Al Hilal është skuadra kampione e Arabisë Saudite për sezonin 2023-2024. Të besuarit e Jorge Jesus ishin protagonistët e një kampionati që e dominuan...
Armiqësia mes Eglës dhe Julit, përfshihen opinionistët! “Shpërthen” banorja: Mashtrues ordiner…
Arbër Hajdari: Juli ka të drejtë sepse të paktën vetëm me një koment timin për Eglën, ia ka përdorur mbi 20 herë. Unë thash...
Rrugëtimi i Shqipërisë mbyllet në fazën e grupeve, kuqezinjtë largohen nga Europiani i minifutbollit
Shqipëria e minifutbollit zhvilloi dy ndeshjet e fundit në “Socca EuroCup”, duke mbyllur edhe rrugëtimin në këtë kompeticion. Kuqezinjtë të drejtuar nga trajneri Irtan...
Situatë e vështirë në Donetsk, mbi 30 luftime në ditë/ Zelensky thirrje komandantëve: Motivoni...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka deklaruar se përqendrimi më i madh i ushtarëve ukarinas është në vijën e frontit ku rreziku i ofensivës...
Horoskopi ditor për nesër, e Diel 12 Maj 2024
Dashi
Fale ndikimit mjaft pozitiv te planetëve, jeta juaj ne çift do jete me e bukur dhe me emocionuese gjate kësaj dite. Do e lini...
Duajeni Shqipërinë, si Berisha, Greqinë
Nga:Mero Baze
Ndërsa Mehmet Shehu po udhëtonte për në OKB në Nju Jork, gjatë viteve të para pas vendosjes së komunizmit, diaspora jonë në SHBA,...
Para 10 ditësh u lirua nga amnistia, i vjedh çantën çiftit italian
Policia e Vlorës, pas ngjarjes së ndodhur pasditen e djeshme, ku është grabitur duke thyer xhamin e makinës një çifti italian dhe i janë...
Thellohen përplasjet mes SHBA dhe Izraelit
Thellohet çarja mes Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit, pas refuzimit të Tel Avivit për t’iu bindur thirrjes së Uashingtonit për të mos e kryer...
“Nuk do ndryshojë asgjë”, Enrique për largimin e Mbappe: Sezonin e ardhshëm do jemi...
Trajneri i Paris Saint Germain, Luis Enrique ka deklaruar se pavarësisht se ke Kylian Mbappe do të largohet këtë sezon, kjo nuk do të...