Një emigrant që ndjek nga larg zhvillimet në Shqipëri përmes platformës së përgatitur nga Klan, na nisi sot në redaksi këtë fotografi me këtë shënim: “Mirë që ankohen për regjim këta në Shqipëri. Sa herë del Berisha të gjithë televizionet rreshtohen duke ndërprerë cdo transmetim, është e paimagjinueshme të shohësh një gjë të tillë në mediat këtu”, shkruan telespektatori. Në të vërtetë, në listën e televizioneve që transmetojnë cdo herë del në prononcim publik Berisha, mungojnë dhe të tjera TV lajmesh që nuk janë të pranishme në këtë platformë. Jane të pafundme edhe akuzat e vetë Berishës i cili akuzon qeverinë se kontrollon të gjithë mediat dhe se një nga arsyet që ai humb zgjedhjet, është sepse mediat e censurojnë. Ndërkohë që si emigranti shqiptar, ashtu dhe kushdo tjetër, mund të bëjë verifikimet e veta direkt se sa kohë dhe sa herë del direkt Berisha dhe të tijët në mediat shqiptare. Eshtë fare e lehtë dhe e verifikueshme, por ndoshta Berisha po përgatit një tjetër alibi./m.j

FOTO/ Ja si po e “censuron” Sali Berishën regjimi në Shqipëri!

Pasqyrimi i Berishës në një deklaratë për mediat