Këngëtarja e njohur, Shkurte Fejza, ka martuar djalin e saj. Nga postimet në rrjetet sociale duket se dasma ka qenë madhështore dhe ka bërë bashkë shumë personazhe të njohur të ekranit. Madje duket se në mesin e tyre nuk kanë munguar edhe emra të politikës shqiptare. Kreu i AAK-së, Ramush Harandinaj, ka ndarë në profilet e tij në rrjetet sociale disa foto nga ceremonia me një urim për të sapomartuarit.
“Bilbilit të muzikës tonë, Shkurtes, mikut tim Hajrushit dhe mbarë familjes Behluli, ju uroj martesën e Arbërit me Erzën. Uroj shumë lumturi e mbarësi në jetën e tyre të përbashkët”, ka shkruar Haradinaj në postimin e tij. Por nga imazhet e publikuara në internet, duket se i pranishëm në dasmë ka qenë edhe ish-kryedemokrati Lulzim Basha, me të shoqen e tij Aurela Basha.