Një grup të rinjsh po protestojnë para Ministrisë së Brendshme duke akuzuar qeverinë për vdekjen e 32 vjeçarit pas shoqërimit në komisariat. I pari që ka marrë fjalën në protestë, i cili hiqet si një I ri I revoltuar, Enri Vrenozi, në fakt është djali i Ilir Vrenozit, militantit dhe aktivistit më të dalluar të PD në Korçë. Disa muaj më parë Vrenozi dhe i biri që po proteston sot, pushtuan mediat onine në Shqipëri, pasi të dy u bënë pjesë e një sherri për kryetarin e PD. I ati shfaqej në foltore me Berishën, ndërsa i biri përkrah Bashës. Mesa duket dilema në familjen e tyre është zgjidhur dhe i biri është rreshtuar si i infiltruar i Berishës në protestat e fundit.