Eva Meta u shfaq sot në protestën e një grupi pedagogësh te politekniku si një studente që mbështeste thirrjet e tyre. Fjalimi i saj u postua edhe nga ish kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në facebook.
Në fakt, studentja Eva Meta rezulton të jetë aktiviste Forumit Rinor të Partisë Demokratike, nga radhët e Belind Këlliçit. Pak kohë më parë ajo mbajti një fjalim në takimin që kryetari i saj, Sali Berisha organizoi me të rinjtë, ku ajo ftonte bashkëmoshatarët e saj të dilnin në protestën e 7 korrikut. Ky është një tjetër rast i personazheve të lidhur me partinë demokratike, të infiltruar në protestën e pedagogëve, ku më pikanti mbetet ai i ish zyrtarit të SHIK-ut në kohën e Berishës, Sandër Kovaçi.