Sali Berisha ka deklaruar se Sokol Olldashi ishte politikan më i aftë se Lulzim Basha. Por sipas Berishës, Olldashi humbi përballë Bashës, pasi bëri një gabim duke zgjedhur të mbështetet tek strukturat e partisë dhe jo tek anëtarësia. Vëllai i Sokol Olldashit, Ardian Olldashi thotë se kjo është gënjeshtër, pasi gara u manipulua nga Berisha. Jo vetëm kaq, por Berisha është lakuar si njeriu që ka gisht në vrasjen e Olldashit, pasi e shihte si rival serioz të Bashës, të cilin e kishte zgjedhur si të besuar të familjes për të administruar PD. Në momentin që Basha tentoi të dilte nga komanda e Familjes Berisha, ky i fundit e shkarkoi, e sulmoi dhe denigroi, duke marrë vetë drejtimin e partisë. Sipas versionit zyrtar Olldashi humbi jetën në aksident në 20 nëntor 2013. Fillimisht u aludua se në makinë ishte me Grida Dumën, por më pas u zbulua se ishte me Ardiana Mediun, motra e Fatmir Mediut dhe bashkëshortja e Ilirian Celibashit. Ky i fundit dha dorëheqjen si ministër pas ngjarjes dhe u nda nga zonja Mediu. Të gjitha këto u mbajtën sekret nga kupola politike, policia dhe prokuroria. Prapaskena ka parë disa foto të Sokol Olldashit, të cilat hedhin poshtë versionin e aksidentit, version të cilin që as familjarët e të ndjerit Olldashi nuk e beson. Për shkak të pamjeve tepër të rënda, kemi vendosur të mos i publikojmë. Fotot tregon për vrasje makabre, reflektim i një urrejtje të frikshme. Olldashi nuk njihej më nga goditjet. Është jashtë çdo logjike dhe rastësie të çmendur që gruaja të dalë nga makina dhe të dërgohet në një spital privat me disa lëndime të lehta, ndërsa Olldashi të shpërfytyrohet, duke iu ndarë koka në dy pjesë. Po si është vrarë Olldashi kur prezent ka qenë edhe një grua?
Versioni më pranë të vërtetës është ky: Grupi që ka marrë përsipër eliminimin ka mundësuar fillimisht daljen e makinës luksoze nga rruga, duke rënë në varreza.
Olldashi dhe Adriana kanë pësuar lëndime të lehta. Adrianën e kanë nxjerrë me shpejtësi duke e dërguar në spital dhe më pas Olldashi mund të jetë vrarë me mjete të forta. Pse u vra Sokol Olldashi, fakte dhe rrethana?

Të gjithë figurat e së djathtës, pretendentë për të drejtuar Partinë Demokratike, pa lejen e Sali Berishës, janë vrarë ose kanë humbur jetën në rrethana misterioze. Kujtojmë vrasjen e Azem Hajdarit dhe vdekjen misterioze të Gramoz Pashkos.
Vitet dhe sidomos muaj para se të vritej, Olldashi po përgjohej nga Sali Berisha me anë të Shërbimit Informativ Shtetëror.
Para aksidentit, Olldashi denoncoi manipulimin e zgjedhjeve për kreun e PD, duke dalë kundër familjes Berisha. Pas izolimit të Topallit, Sokol Olldashi ishte kundërshtari i vetëm i dyshes Berisha-Basha në Partinë Demokratike. Sokol Olldashi ishte pengesë për planin e dyshes Berisha-Basha për të diktuar krerët dhe anëtarët e forumeve të larta të PD në zgjedhjet e dhjetorit. Sokol Olldashi do të niste një aksion për të kundërshtuar mënyrën e të bërit opozitës nga dyshja Berisha-Basha.
Sokol Olldashi do të kërkonte një analizë për humbjen e thellë në zgjedhjet e 23 Qershorit, gjë e cila do të shmanget nga Berisha-Basha. Sokol Olldashi përfaqësonte linjën politike-ekonomike më të fuqishme në PD. Sokol Olldashi do të kërkonte largimin e Bashës menjëherë pas humbjes së zgjedhjeve të para përballë të majtës.
Sokol Olldashi ishte kthyer në pretendentin numër një për zëvendësimin ë Lulzim Bashës si kryetar i PD. Olldashi ishte lideri real i PD në jetën parlamentare dhe në debatet televizive. Sokol Olldashi shihej si rrezik për krijimin e një parti të re në PD. Sokol Olldashi kishte në planet e tij politike krijimin e një lëvizjet të re politike. Sokol Olldashi ishte në moshën e duhur dhe në kulmin e karrierës së tij politike. Ndryshe nga Basha, Sokol Olldashit njihte në thellësi strukturat e PD dhe jetën opozitare.Sokol Olldashi gëzonte një mbështetje të gjerë në bazë.
Sokol Olldashi u kthye në figurën më karizmatike dhe polemizuese në PD, duke eklipsuar Bashën, një personazh i lodhshëm për publikun dhe që bazohet në klishe të ngurta. Olldashi po afrohej me amerikanët pas pozicionimit të Bashës kundër ambasadës së SHBA. Sipas ish-ambasadorit amerikan, Arvizu, Olldashi kishte planifikuar zhvillimin e një vizite në SHBA. Sokol Olldashi dinte shumë për aktivitetin e Sali Berishës në tetë vitet e fundit. Marrëdhëniet mes Sokol Olldashit dhe Sali Berishës ishin të ftohta pas katapultimit të Lulzim Bashës në krye të PD.
Prokuroria fshehu 10 muaj me radhë raportin për Sokol Olldashin
Prokuroria e publikoi raportin pasi vëmendja për ngjarjen u fashit
Në raport thuhet se dyert e makinës ishin të hapura, ndërsa xhamat të pa thyer
Raporti konstaton njolla gjaku jashtë makinës Në konkluzionet e prokurorisë nuk thuhet shpejtësia e makinës. Prokuroria flet për sekuestrimin e pamjeve filmike të tunelit, por i fshehu ato Prokuroria pohon se ka zbardhur tabulatet telefonike, por nuk i zbardhi ato. Në raport bëhet një përshkrim i hollësishëm për veshjet e viktimës, por nuk thuhet asgjë për portofolin e vjedhur
Viktima po udhëtonte me një shpejtësi të ulët, 45 km/h, që nuk justifikon pasojat e aksidenti Makina nuk është rrotulluar në mënyrë të njëpasnjëshme
Makina nuk ka rënë nga një lartësi e madhe
Makinat e kishte sistemin e frenimit në parametrat normale
Lëngu i timonit hidraulik ka qenë në nivelet duhura.
Sistemi i drejtimit të mjetit operon plotësisht në të dy drejtimet.
Makina kanë dalë nga rruga në një terren jo të thyer, që nuk justifikon pasojat.
Kushtet atmosferike ishin me reshje, duke favorizuar fshirjen e gjurmëve
Ekspertiza krijoi alibinë se reshjet e shiut kishin fshirë provat në vendin e ngjarjes
Strukturat e policisë prishën provat, duke marrë me shpejtësi makinat me karrotrec si dhe duke mjegulluar rrethanat e ngjarjes.
Persona të tjerë shkuan në vendngjarje para se të mbërrinin forcat e policisë
Media u mbajt dy orë larg ngjarjes, që të mos filmonte personin e dytë.
Dëshmitë ishin kontradiktore për aksidentet
Munguan konkluzionet dhe procesverbalet e këqyrjes së vendit të ngjarjes nga policia dhe prokuroria.
U vonuan aktet e ekspertimit autoteknik të mjeteve ku u gjend trupi
Policia u vonua 24 orë për të dhënë mbajtur qëndrimin zyrtar mbi ngjarjen.
Policia nuk sqaroi se sa persona ishin në makinë.
PD, PS dhe LSI vendosën që të mos flisnin më për këtë çështje.
Pas ngjarjes, një ish-ministër i PS, ndau bashkëshorten, për të cilën thuhet se ka qenë në makinë me Olldashin.
Në rrethe të ngushta qarkullojnë fotot e Olldashit pas ngjarjes. Kush i ka parë fotot, nuk beson se ka qenë aksident.