Teksa zbriste në fushën e blertë, Dario Dubois lyente fytyrën me bojë, ndërsa jashtë saj ai performonte në grupe rock dhe kjo gjë do të shkaktonte polemika në atë kohë. Por, ai ishte një figurë e njohur në futbollin e Buenos Aires në vitet 1990 përpara se të takonte vdekjen e parakohshme.
“Kjo të jep energji”, tha një herë Dubois për ritualin e tij të pazakontë para ndeshjes. “Ju lyeni fytyrën, shkoni në luftë dhe vrisni rivalët tuaj”.
Për një kohë, Dubois, një qendërmbrojtës që bëri xhiron e ligave më të ulëta të Argjentinës për një dekadë apo më shumë, shkoi në para-ndeshjen e Kiss, duke mbuluar fytyrën dhe qafën me grim bardh e zi përpara se të dilte në fushë.
Në një rast, atij iu desh të trokiste në derën e arbitrit para fillimit të ndeshjes dhe të pyeste nëse mund të përdorte pasqyrën e tij për të aplikuar bojën, pasi dhoma e zhveshjes së ekipit mysafir nuk kishte një të tillë.
Ai zbuloi se boja e luftës kishte përfitimin e trefishtë duke e bërë atë më të patrembur, duke i bërë kundërshtarët më të frikësuar dhe duke fituar më shumë njohje.
“Unë jam thjesht një klloun me një fytyrë të lyer, por një që është gati të vdesë për fanellën e tij”, tha ai.
Dubois ishte tipi i rock-erit me flokë të gjatë, i cili një pjesë të kohës së lirë e kalonte duke luajtur jo në një por në tre grupe.
Njëri një akt homazhi që mbulonte këngë nga rock-erët veteranë argjentinas Vox Dei. Një i quajtur Corre Guachin, i cili luante një version elektronik të modifikuar, të ashpër, të muzikës popullore kolumbiane cumbia (një stil që vinte nga rrugët e lagjeve të varfëra të Argjentinës dhe njihet si cumbia villera).
Si dhe një grup kushtuar lavdive të Reef, grupit me bazë në Somerset që shënoi disa nga 10 hitet më të mira, veçanërisht me Place Your Hands, në mesin e viteve ’90.
Dhe Dubois ishte gjithashtu një personazh i larmishëm
Në ditët e para të lyerjes së fytyrës, ai tregoi një histori para një ndeshje me një drejtor i ekipit kundërshtar. Ky i fundit kishte informuar Dubois se do të merrte një bonus të vogël parash nëse i linte ata të fitonin.
Dubois e pështyu në fytyrë atë dhe i tha të hante bar, duke e quajtur më vonë “miu bastard” në mediat lokale.
Në një rast tjetër, ai ishte duke luajtur për Lugano-n kur një sponsor i klubit nuk arriti të paguante bonusin e premtuar të fitores, kështu që ai e mbuloi logon e tyre, në të vërtetë pjesën më të madhe të fanellës, me baltë përpara se të fillonte ndeshja e radhës.
Më pas ishte ndeshja mes Midland dhe Excursionistas, në të cilën ai u perjashtua me kartonin e dytë të verdhë, automatikisht i kuq. Në momentin që gjyqtari nxjerr nga xhepi kartonin e verdhë i bie në tokë një kartëmonedhë 500 peso.
Dubois e mori atë dhe i tha gjyqtarit “ky është çmimi për këtë karton të kuq, bir k***e” dhe vrapoi me të, drejt dhomave të zhveshjes, i ndjekur nga arbitri, lojtarët dhe stafi stërvitor (ai më në fund ia ktheu, nga frika se gjoba për futjen e kartmonedhës në xhep do të tejkalonte ndjeshëm përfitimin e mundshëm).
Përkushtimi i tij në karrierën futbollistike ishte i admirueshëm, duke qenë se ai as nuk e pëlqente futbollin.
“Nuk më pëlqen të luaj”, tha ai, duke shtuar se “E bëj sepse është konkurrues dhe mund ta kaloj kohën time duke u stërvitur. Unë nuk ha mish të kuq, nuk pi alkool apo drogë. Unë kurrë nuk kam bërë asnjë nga ato gjëra”.
“Une luaj futboll. Dhe ato pak qindarka që marr për të luajtur më vijnë në ndihmë, gjendja ime ekonomike është katastrofike”, vijoi argjentinasi.
Kjo sigurisht dukej se ishte e vërtetë dhe kur nuk stërvitej, Dubois fitonte pak para duke shitur temjan dhe rroba në tezgat e rrugëve.
Ishte boja në fytyrë që e bëri atë me të vërtetë famëkeq, të paktën në mesin e ndjekësve të futbollit rajonal të kategorisë së ulët në Buenos Aires. Ai bëri gjithsej 146 paraqitje për Yupanquie, Lugano, Deportivo Laferrere, Deportivo Riestra, Canuelas, Deportivo Paraguyo, Victoriano Arenas dhe Ferrocarril Midland.
“Lojtarët e tjerë mendojnë se është qesharake”, këmbënguli ai, kur u pyet për lyerjen e fytyrës. “Nuk ka asgjë për këtë në rregullore, por nëse do të dëmtonte klubin unë do ta ndaloja, sepse edhe pse nuk më pëlqen futbolli, unë jam një tifoz i Midland”.
Por, Midland nuk ishte aq tifoz i tij. Disa javë pasi dha atë intervistë, ata i thanë të gjente një klub tjetër.
“Thjesht nuk mund të vazhdojë”, njoftoi kryetari i tyre, Rodolfo Marchioni, duke shtuar se “Ai është duke u bërë ai klloun për një muaj e gjysmë”.
Dubois kundërshtoi, duke thënë se Marchioni ishte “thjesht xheloz që po marr gjithë vëmendjen e shtypit” dhe u shfaq në ndeshjen e radhës. I thanë të ulej në tribunë. Ndërsa, trajneri i atëhershëm, Jorge Canova, i tha atij se do të ishte “shumë e vështirë të qëndronte në klub”.
Në verën e vitit 1999 ai foli për një përpjekje të mundshme për të rifilluar karrierën e tij futbollistike në Portugali.
Megjithëse motivimi i tij kryesor dukej se kishte ardhur nga leximi se Mario Jardel dhe Ljubinko Drulovic, atëherë te Porto, që kishin lyer fytyrat e tyre blu-bardhë në ndeshjen e fundit të sezonit kundër Estrela Amadora dhe nuk u ndëshkuan.
Asgjë nuk doli prej saj. Në vend të kësaj, disi, ai ringjalli karrierën e tij në Midland, duke qëndruar atje deri në vitin 2002.
Por, ndoshta ndikoi që federata argjentinase të kishte një rregull të ri, ku lyerja e fytyrës ishte e keqe për imazhin e kategorisë dhe e bënte tepër të vështirë identifikimin e lojtarit nga gjyqtari.
“Epo, çfarë mund të thuash”, tha Dubois, duke reaguar ndaj gjykimit. “Faleminderit federatës që demonstron çdo ditë të gjitha aspektet e menaxhimit të mirë dhe për të qenë një shembull i shkëlqyer i besueshmërisë totale”.
Në mars 2002, gjatë një loje kundër Liniers, Dubois u përplas me një kundërshtar dhe u rrëzua pa ndjenja. Ai u dërgua me urgjencë në spital me lëndime në kokë, një hemorragji në veshin e djathtë dhe kriza. Loja u ndërpre.
Pasi u largua nga spitali një javë më vonë, ai u ankua se organet përgjegjëse dhe federata e Argjentinës “janë të gjithë një tufë minjsh”.
“Për fat të mirë jam mirë, por gati sa nuk vdiqa në fushë dhe ata nuk bënë asgjë për të ndihmuar. Falënderoj këto institucione të mëdha që nuk ishin aty kur kisha nevojë për to”, theksoi ai.
Dy vjet më vonë, ndërsa luante për Victoriano, ai dëmtoi një ligament të kryqëzuar dhe megjithëse problemi mund të zgjidhej me operacion rutinë, ai nuk mund ta përballonte atë. Ai iu drejtua federatës për ndihmë, por ajo e refuzoi. Karriera e tij kishte mbaruar.
Në vitin 1999 ai ishte pyetur nëse kishte plane për pensionimin e tij. “Më pëlqen golfi, por nuk jam i mirë”, tha Dubois, duke vijuar të thoshte se “Për momentin jam muzikant dhe futbollist”.
Në fund të fundit, ai nuk kishte nevojë për një punë të re. Ish-futbollisti tashmë, punoi në një bar teksa luante dhe muzikë, në periferi të Buenos Aires.
Dubois po kthehej me biçikletë nga puna me të dashurën e tij në mars të vitit 2008 kur iu zu pritë nga grabitësit, të cilët i morën biçikletën, çantën e shpinës dhe celularin, si dhe e qëlluan në këmbë dhe në stomak. Ai vdiq dy javë më vonë, në moshën 37-vjeçare.
Ai mbahet mend për historitë e çuditshme që shoqëruan karrierën e tij si lojtar dhe për tragjedinë që i solli vdekjen e parakohshme. Pa harruar dhe lyerjen e fytyrës.