Legjenda e Arsenalit, Thierry Henry, thotë se ka refuzuar oferta e disa klubeve për pozitën e trajnerit.
Henry aktualisht është ndihmës-trajner në stafin e Roberto Martinez, i cili drejton Belgjikën.
“Kam refuzuar disa klube sepse dua të përfundoj misionin tim me Belgjikën dhe të mos i lë në rrugë drejt Kupës së Botës”, tha Henry.
“Njerëzit ndonjëherë mendojnë se ish-lojtarët po presin një vend magjepsës. Unë isha në Montreal. Unë u largova sepse nuk i pashë fëmijët e mi për një vit dhe diçka e vështirë larg fëmijëve”, tha ikona franceze.