Sylvester Stallone dhe bashkëshortja e tij Jennifer Flavin u fotografuan duke ecur krah për krah në Manhattan të enjten, pasi i dhanë edhe një mundësi martesës së tyre.
76 vjeçari dhe ish-modelja dukeshin shumë të lumtur dhe s’tregojnë asnjë shenjë armiqësie ndaj njëri-tjetrit. Çifti i Hollywood po buzëqeshnin dhe dukeshin të relaksuar së bashku.
Në fillim të javës së kaluar, u raportua se ylli i filmit dhe 54-vjeçarja sipërmarrëse vendosën të takoheshin në shtëpi, ku biseduan dhe zgjidhën mosmarrëveshjet mes tyre.
“Ata janë të dy jashtëzakonisht të lumtur”, tha përfaqësuesi i aktorit për Page Six.
Pajtimi i tyre vjen një muaj pasi Jennifer bëri kërkesë për divorc nga Sylvester.
Në dosjen në gjykatë, thuhej se “çifti ranë dakord që është në interesin më të mirë të secilit prej tyre, dhe më e rëndësishmja për familjen e tyre, për të zgjidhur të gjitha çështjet që shoqërojnë për zgjidhjen e martesës së tyre në mënyrë dinjitoze, miqësore dhe private jashtë gjykatës.”
Ata u pajtuan në fillim të kësaj jave pasi aktori publikoi dy foto të reja në rrjetet e tij sociale ku shihej i kapur për dore me ish-modelen.
“E mrekullueshme…”, shkroi Sly në mbishkrimin e postimit.
Çifti janë prindër të tre fëmijëve: vajzave Sophia, 26, Sistine, 24 dhe Scarlet, 20-vjeçe.
Sylvester ka edhe dy fëmijë me ish-partneren Sasha Crack, djalin Seargeoh, 43 vjeç, si edhe Sage, i cili vdiq në vitin 2012 në moshën 36-vjeçare.
Sylvester dhe Jennifer u martuan në maj 1997. Më 19 gusht, Jennifer bëri kërkesë për divorc nga ai duke pretenduar se ai “shpërdori në mënyrë të qëllimshme asetet martesore, gjë që ka pasur një ndikim negativ ekonomik në pasurinë bashkëshortore”, por aktori i mohoi akuzat.
Jennifer tha për People: “Jam e trishtuar të njoftoj se pas 25 vitesh martesë kam bërë kërkesë për divorc nga bashkëshorti im Sylvester Stallone. Ndërsa ne nuk do të jemi më të martuar, unë do ta vlerësoj gjithmonë lidhjen më shumë se 30-vjeçare që kemi ndarë dhe e di që të dy jemi të përkushtuar ndaj vajzave tona të bukura. Unë kërkoj privatësi për familjen tonë ndërsa ne ecim miqësisht përpara.”
Sylvester e adresoi ndarjen në atë kohë përmes një deklarate: ‘Unë e dua familjen time. Ne po i trajtojmë miqësisht dhe privatisht këto çështje personale.’