Dashi
Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill
Ka më shumë shpresë për zemrat e vetmuara, Hëna është momentalisht në shenjën tuaj dhe dyfishon pasionin. Nga ana tjetër ndiheni gati për të bërë zgjedhje të rëndësishme për punën.
Demi
Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj
Jeni duke përjetuar një farë krize dhe ju rri mendja aty, por më mirë do të ishte të sqaronit se çfarë nuk shkon me marrëdhënien tuaj. Në punë, ndërkohë, është mirë që herë pas here të shkëputeni nga priza.
Binjakët
Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor
Aspekti sentimental përballet me cic-mice, por duket se kësaj situate po i vjen fundi, ka një pajtim të mundshëm në dashuri. Në punë ka një fazë pritjeje, por shpresat tuaja nuk do të jenë të kota.
Gaforrja
Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik
Kjo është një e diel që mund t’i bëjë çiftet në krizë të përjetojnë disa momente shqetësimi shtesë. Edhe në aspektin profesional gjërat nuk duken fort mirë, përpiquni të mos i ekzagjeroni vështirësitë që hasni në punë.
Luani
Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht
Ditë e shkëlqyer për lidhjet e sapolindura, kjo e diel e tetorit. Në punë, mendoni për inovacion, për gjetjen e mënyrave të reja për të punuar.
Virgjëresha
Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator
Shumë situata në dashuri janë të bllokuara, por duhet të keni durim. Edhe në punë ka probleme, vuani për energji pozitive.
Peshorja
Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor
Nëse nuk keni një lidhje dashurore, duhet të filloni të hidhni sytë përreth. Në sferën profesionale, ju duhet të bëni zgjedhje të rëndësishme në funksion të së ardhmes në punë.
Akrepi
Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor
Përfitoni nga pozicioni i mirë i Venusit për të çelur mundësitë e krijimit të historive të reja. Në aspektin e punës duhet bërë kujdes tek ekonomia, mirë është të shmangni shpenzimet masive.
Shigjetari
Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor
Periudha aktuale është e mirë, por kjo ditë sjell vështirësi emocionale. Duhet të rregulloni diçka edhe në punë.
Bricjapi
Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar
Është dita e fundit e javës dhe ndonëse duhet të jetë edhe ditë pushimi e relaksi, përballeni me grindje, fjalë që hidhen me spont e diskutime. Ajo që këshilloj është që të shmangni konfliktet.
Ujori
Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt
Kjo ditë e diel, do ju sjellë disa situata në lidhjen tuaj që thërrasin për sqarime. Do të jetë edhe një periudhë rikuperimi në punë.
Peshqit
Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars
Historitë që kanë lindur tani mund të marrin hov. Këtë të diel mund të mbështeteni edhe në disa kontakte më të mira, idetë tuaja po fitojnë.