Shenjat e Horoskopit, me sa duket, nuk janë siç i kemi ditur deri tani. Edhe pse datat e muajve janë vendosur rreth 2.000 vite më parë, yjet kanë ndryshuar dhe kjo do të thotë se ka shumë mundësi që shenja juaj të jetë tjetër nga ajo që mendoni.

Datat që dimë janë:

Dashi: 21 Mars – 19 Prill Demi: 20 Prill – 20 Maj Binjakët: 21 Maj – 20 Qershor

Gaforrja: 21 Qershor – 22 Korrik Luani: 23 Korrik – 22 Gusht Virgjëresha: 23 Gusht – 22 Shtator Peshorja: 23 Shtator – 22 Tetor

Akrepi: 23 Tetor – 21 Nëntor Shigetari: 22 Nëntor – 21 Dhjetor Bricjapi: 22 Dhjetor – 19 Janar Ujori: 20 Janar – 18 Shkurt

Peshqit: 19 Shkurt – 20 Mars

Por sipas ekspertëve datat e sakta janë këto:

Bricjapi: 21 Janar – 16 Shkurt Ujori: 17 Shkurt- 12 Mars Peshqit: 13 Mars – 18 Prill Dashi: 19 Prill – 14 Maj

Demi: 15 Maj – 21 Qershor Binjakët: 22 Qershor – 20 KorrikGaforrja: 21 Korrik – 10 Gusht Luani: 11 Gusht – 16 Shtator

Virgjëresha: 17 Shtator – 31 Tetor Peshorja: 1 Nëntor – 23 Nëntor

Akrepi: 24 Nëntor – 29 Dhjetor Shigjetari: 30 Dhjetor- 20 Janar

“Toka është e ndikuar nga tërheqja gravitacionale e Hënës dhe e Diellit, që krijojnë një efekt lëkundës mbi planetin tonë. Në këtë mënyrë Toka vërtivet rreth vetes. Si pasojë e kësaj lëvizjeje disa nga yllësitë janë zhvendosur”, thotë Dr. Radmila Topalovic.

Po ashtu ekziston edhe një yllësi e 13-të, që është lënë mënjanë për të patur një ndarje me 12 shenja të Horoskopit. Ajo është Ophiuchus, ose Gjarpri dhe nëse keni lindur mes datave 30 nëntor dhe 18 dhjetor, mund t’i përkisni kësaj shenje, cilëson prestigjiozja “The Independent”.