Një nga misteret më të mëdha që i mundon njerëzit është se çfarë ndodh me trurin kur njeriu vdes. Çfarë sheh e përjeton?. Duket se rreth këtij misteri ka hedhur dritë rrëfimi i një 61-vjeçari, i cili ishte i vdekur për rreth 90 minuta pasi pësoi një goditje në zemër në vitin 2019, raporton Daily Star. Alistair Blake ka rrëfyer pas 3 vitesh eksperiencën e frikshme të përballjes me vdekjen, përpara se të ringjallej nga mjekët. Ai , pësoi arrest kardiak në orët e hershme të mëngjesit në janar 2019, teksa flinte pranë gruas së tij Melinda, e cila e gjeti burrin e saj duke “gurgulluar” dhe të pandjeshëm në shtëpinë e tyre në Australi . Mendimi i shpejtë i Melindës bëri që ajo t’i kryente CPR burrit të saj, ndërsa priste me ankth që të vinte ambulanca. Pas përpjekjes për të ringjallur Alistairin për 20 minuta, mjekët e shpallën atë të vdekur klinikisht. Mjekët u përpoqën ta sillnin në jetë për më shumë se një orë, pasi ata vazhduan të administronin CPR si dhe t’i jepnin tetë goditje në gjoks me një defibrilator. Pas 90 minutash përpjekje për të rikthyer në punë zemrën e Alistair-it, më në fund u gjet një puls.

“Teknikisht, unë isha i vdekur për 90 minuta. Më kujtohet se shkova në shtrat të shtunën në mbrëmje dhe gjëja tjetër që mbaj mend ishte zgjimi i së enjtes në mëngjes në një karrocë që shkonte nga ICU në kujdesin koronar. Truri im e ka bllokuar plotësisht atë që ndodhi mes kësaj kohe. Shumë njerëz më pyesin nëse pashë ndonjë gjë, dhe jo, nuk pashë asgjë. Asnjë dritë e ndritshme, asgjë si kjo. Është një rast që nuk e di se çfarë ka atje, por nuk më shqetëson kjo, për sa kohë që jam në formë dhe të shëndetshëm”- tregoi ai.