Inter ka marrë një fitore të madhe në Champions League të martën në mbrëmje duke mundur 1-0 Barcelona-n në San Siro dhe duke mbajtur gjallë shpresat e kualifikimit nga grupi i ferrit. Një fitore që duket se është frymëzuar nga një fjalim që trajneri Simone Inzaghi i ka bërë skuadrës së tij para fillimit të ndeshjes. “Bashkë mund të bëjmë gjithçla”. Kështu, sipas Corriere dello Sport, duket se ka nisur fjala e trajnerit të milanezëve para fitores së arritur kundër katalanasve.

“Bashkë mund të bëjmë gjithçka, si Superkupa dhe Kupa e Italisë e fituara sezonin e kaluar. Por edhe gjëra që nuk ndodhin që nga 2010-ta”. Referimi për 2010-ën, ka saktësuar e përditshmja italiane, nuk është për triplete-n, por pikërisht për suksesin e arritur kundër Barçës atë vit që i hapi rrugën triumfit zikaltër dhe që, para ndeshjes, dukej një rezultat i pamundur.