Sa herë që ata ndalojnë lemuri i kërkon të vijojnë ta kruajnë në kurriz, teksa kafsha i urdhëron fëmijët dashamirës sikur të ishte “mbreti” i tyre. Kafshët e egra mund të tregohen shpeshherë zbavitëse me veprimet që nganjëherë duken “të gjithëditura”, siç ndodh dhe në këtë video të shpërndarë nga Anand Mahindra, ku shihen dy djem që përkëdhelin një lemur në kurriz. Mirëpo sa herë që ata ndalojnë, lemuri i bën me shenjë që ata të vazhdojnë, duke i urdhëruar sikur të ishte mbret, thonë komentuesit.
“Dikush duhet t’i thotë lemurit që rregulli është ‘kruaj kurrizin tim, të të kruaj tëndin’, por ai duket e pjesën e dytë e ka harruar”, thotë Anand Mahindra.
Duke u përpjekur të zbulojnë çfarë është duke ‘u thënë’ lemuri dy fëmijëve, një përdorues shkruante: “Mos ndaloni duke më kruar kurrizin, po më pëlqen”.
Lemurët shihen shpesh në video të veçanta e te pelqyera në internet, siç ka qenë ajo e lemurëve Sifaka, me kërcimin e tyre të pabesueshëm. Jo më kot ata quhen ‘lemurët kërcimtarë’ prej aftësive të rralla të shkëputjes nga toka.