Matthew Perry ka zbuluar se ai u nda me Julia Roberts në vitet ’90. Aktori u shpreh se ndihej sikur “nuk do të ishte kurrë i mjaftueshëm për të”.
53-vjeçari foli hapur për mënyrën sesi problemet që kishte në atë periudhë çuan në përfundimin e marrëdhënies së tyre pas vetëm dy muajsh.
Ylli i “Friends” tregoi se ai dhe aktorja 54-vjeçare nisën një romancë, por gjërat shpejt morën kthesën për keq.
“Vazhdimisht mendoja dhe isha i sigurt se ajo do të ndahej me mua,” shkroi Perry në “Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing”, në një fragment të botuar nga Times UK, duke shtuar: “Pse jo? Nuk isha I mjaftueshëm. Kurrë s’mund të isha i mjaftueshëm. Isha i thyer, kështu që në vend që të përballesha me agoninë e pashmangshme të humbjes së saj, u ndava me bukuroshen dhe brilante Julia Roberts.”
Aktori thotë se s’mund ta përshkruajë dot pamjen konfuze në fytyrën e saj, pasi i dha fund gjërave mes tyre.
Romanca e stuhishme nisi pasi Roberts, e cila u martua me Danny Moder, u bë pjesë e serialit “Freinds2” dhe u shpreh se do të merrte rolin vetëm nëse do të bëhej pjesë e historisë së personazhit të Perry.
Pas kësaj, Perry, i cili luajnte rolin e Chandler Bing, u përpoq ta bënte për veten fituesen e Oscar duke i dërguar asaj dhjetëra trëndafila dhe mesazhe të ëmbla, përfshirë një punim mbi fizikën kuantike.
“Julia jo vetëm që pranoi të bënte shfaqjen, por më dërgoi edhe një dhuratë. Kështu nisi marrëdhënia jonë”.
Megjithatë, gjatë të njëjtës kohë që Perry po luante në një nga shfaqjet më të mëdha televizive dhe po takohej me një nga aktoret më të mira të Hollivudit, ai po luftonte gjithashtu varësinë nga droga dhe alkooli.
Aktori, i cili luajti në sitcom nga viti 1994-2004, iu desh të shkonte në rehabilitim dy herë gjatë periudhës 10-vjeçare të serialit, duke periudhën pas filmimit të momentit ikonik që personazhi i tij u martua me Monica Geller, të luajtur nga Courteney Cox.
“Isha në kulmin e karrierës sime në ‘Friends’, pika më e lartë në karrierën time, momenti ikonik në shfaqjen ikonë”, tha ai, teksa foli për varësinë e tij “rraskapitëse” ndaj opiodit.
Jo vetëm varësia e tij ndikoi shumë në karrierën e tij, por edhe në llogarinë e tij bankare.
“Unë ndoshta kam shpenzuar 9 milion dollarë duke u përpjekur të shërohem”, i tha ai gazetës për betejën e tij prej dekadash që filloi në moshën 14 vjeçare.
Për shkak të përdorimit të drogës, aktori gati vdiq disa vite më parë kur i shpërtheu zorra e trashë dhe mjekët i thanë se kishte shans “2 për qind” për të mbijetuar.