Simone Inzaghi ka lavdëruar paraqitjen e futbollistëve të tij sonte kundër Barcelonës, teksa tha se Interi mund edhe ta kishte fituar ndeshjen krejtësisht.
Ndeshja e zhvilluar sonte në “Camp Nou” përfundoi me rezultatin 3:3, shkruan Gazeta Express.
Lexo Edhe:
Ja vrasësi i prostatës! Burrat duhet ta lexojnë tani!
“Po të njoftoj për një skandal që s’ka ndodhë në histori të Kosovës”, Mila…
Ky barazim më shumë shkoi në favor të “Nerazzurrëve”, të cilët tani janë më afër kalimit për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.
“Një barazim i rëndësishëm për mënyrën se si ishte zhvilluar ndeshja dhe për mënyrën se si shkoi pjesa e dytë. Kemi bërë një lojë të shkëlqyer me garë, agresion dhe vendosmëri. Na mungon hapi i fundit, por fillimisht kemi dy ndeshje të rëndësishme”, tha Inzaghi pas ndeshjes.
“Kjo skuadër ka bërë gjëra të rëndësishme për 15 muaj. E dinim që luanim kundër një ekipi shumë të fortë dhe cilësor, e meritonim të ishim përpara. Një mbrëmje e mirë por jo e shkëlqyer, me golin 4-3 do ta kishim mbyllur grupin me dy ndeshje më pak. Tani na mungon hapi i fundit. Jam mësuar me paraqitje të tilla me këta djem”, deklaroi trajneri italian.
Interi është i dyti në Grupin C me 7 pikë të grumbulluara pas katër ndeshjeve, tri më shumë se Barcelona që është e treta.
Në ndeshjen e radhës në Ligën e Kampionëve, Interi do të jetë nikoqir i Viktoria Plzenit