Astrologu Jorgo Pulla në një intervistë për emisionin “Rreze Dielli’’ ka bërë parashikimin javor të horoskopit (nga data 24 deri në 30 tetor) ai tha se kjo javë vjen me favorizime shumë të mëdha në fushën ekonomike. Një javë pozitive dhe ideale, nga kjo javë do të varen ditët që do të vijnë për dy arsye, pasi kemi ndikime dhe favorizime shumë të mëdha në fushën ekonomike. Kemi Diellin që futet në Akrep më datën 23 Tetor, ndërsa më datën 25 Tetor kemi eklipsin e fundit diellor që ndikon në Akrep, që do të thotë se shumë gjëra do të ndryshojnë, ndryshime shumë të mëdha do të bëhen deri në Mars të 2023.
Ndërsa u ndal tek shenjat më të favorizuara të javës:
Duhet të jemi shumë të vëmendshëm dhe të kujdesshëm përgjatë kësaj jave, pasi është një javë shumë vendimtare për vazhdimësinë. Më të favorizuarit gjatë kësaj jave do të jenë shenja e Akrepit, Demit, Virgjëreshës dhe Gaforres. Ata do të kenë shumë mundësi dhe nuk është çudi që madje të marrin një ofertë shumë të larmishme ku do të ndjehen të vlerësuar maksimalisht.
Parashikimi i yjeve për javën 24 – 30 Tetor për secilën shenjë:
Dashi
Sa i përket shenjës së Dashit kanë ndryshime shumë pozitive, si shenjë e zjarrit kanë mundësira në fushën ekonomike – financiare, por edhe diçka shumë të madhe që do të ndikojë pikërisht në këtë javë. Nga e Diela ka nisur ndikimi pozitiv në Dash dhe do të vijojë deri ditën e Premte dhe të Shtunë. Eshtë një javë shumë e mbarë për të bërë ndryshime, pasi mundësitë janë shumë të mëdha për të gjithë të lindurit e shenjës së Dashit në fushën e punës dhe karrierës. Një takim që mund të bëhet të Mërkurën ose të Enjten është momenti më ideal dhe perfekt për të zgjidhur një problem. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Ujor dhe Luan janë më pozitive.
Demi
Shenja e drejtësisë dhe e mundësive të mëdha. Për Demin mund të themi shumë gjëra, shenjat eTokës në përgjithësi japin një mundësi plus në çështjet ekonomike – financiare. Dhjetë ditëshi i dytë i Demit sidomos, ka një çështje që ka të bëjë me ligjin e cila do të marrë zgjidhje këtë javë, kurse në fushën ekonomike një çështje kreditimi që jeni në pritje për t’a marrë, e merrni pasi do të zgjidhni një ngërç të punës suaj. Në fushën shpirtërore të palidhurit ose ata që janë në një njohje është pikërisht ky moment për një hap të mëtejshëm dhe serioz. Vendimet që merren në këtë periudhë, nga e Marta në vazhdim do të ndikojnë dhe do të jenë përfituese. Një dashuri e munguar, një shtatzani është e mundur të ndodhë, është një moment ideal dhe perfekt.
Binjakët
Shenja e komunikimit dhe vazhdimësisë. Një padrejtësi që i është bërë Binjakëve 3-4 muaj më parë duket se del në sipërfaqe këtë javë. Keni një mundësi shumë të madhe për të arritur maksimumin tuaj, në momentin që jeni mund të zgjidhni të gjitha problemet që keni, shumë njerëz mund të flasin kundra jush, mund të jenë bërë prapaskena, por ju jeni gjithmonë me këmbë në tokë, pasi Mërkuri është “guvernatori” juaj. Ndikimi i Mërkurit me Afërditën në trekëndësh ndikon tek shenja e Binjakëve dhe jep mundësira dhe rëndësi të veçantë në atë që doni të bëni dhe arrini. Çështjet ekonomike finanaciare jane të stabilizuara, ndërsa në fushën sentimentale duhet të bëni pak kujdes nëse keni një njohje me Peshore ose me Dash. Ndërsa njohjet dhe lidhjet me Bricjap janë shumë pozitive.
Gaforrja
Shenja e të palodhurve dhe drejtësisë. Gaforrja ka patur mjaft çështje problematike në lidhje me punën, në lidhje me gjëra që nuk kanë ardhur aty ku duhet pasi ndoshta kanë trokitur në dyert e gabuara, apo në dyer që nuk ju janë hapur. Kjo javë është java më e nxehtë, çështje që ndërlikohen por nga ana tjetër mundësirat janë të mëdha, kush është i zgjuar do të përfitojë. Në fushën shpirtërore lidhjet me Peshk dhe Akrep janë ideale. Ështe momenti juaj dhe me shumë mundësi, pasi Dielli në Akrep ndikon edhe tek Gaforrja dhe ndihmon në lidhje me zgjidhjen e problemeve shpirtërore.
Luani
Shenja e drejtësisë, unitetit, mundësive dhe udhëtimeve. Kohë më parë keni zgjidhur disa probleme në fushën e dokumentacionit, por ka ardhur momenti që të bëni një rikontrollim të dokumentave apo të vetë çështjes, pasi gjërat mund të kenë ndryshuar dhe ky është moment shumë i mirë për t’i dhënë zgjidhjen përfundimatre dhe të duhur. 10-të ditëshi i dytë do të jetë më i favorizuar. Tani e tutje jepini më shumë rëndësi gjërave që doni të bëni dhe arrini, pasi falë maturisë tuaj mund të realizoni qëllimet që keni në fushën e punës dhe karrierës. Në çështjet shpirtërore një njohje apo një lidhje me Binjak dhe Shigjetar duket e mbarë, kurse me Peshk është perfekte.
Virgjëresha
Shenja e statistikës dhe mundësive të mëdha të punësimit. Duket se kjo shenjë është me shumë fat në lidhje me disa takime pune shumë të rëndësishme që mund të kenë tani e tutje, në lidhje me disa ndryshime që do të thotë puna, karriera, fusha ekonomike e cila deri tani mund të mos ketë qenë aty ku duhej – do të stabilizohet. Jeni pak të pikëlluar por nuk e jepni veten, pasi ndryshe ju është thënë dhe ndryshe po veprohet. Megjithatë nuk duhet të shqetësoheni, pasi ka ardhur momenti që ju të gjeni zgjidhjen e duhur dhe të drejtë, për të arritur aty ku doni me financat, të cilat kohëve të fundit vërtetë nuk kanë qenë aty ku duhen. Ana shpirtërore vijon e stabilizuar, të palidhurit do të ndikohen sidomos me Binjak dhe Ujor, kurse ndryshime shumë pozitive do të ketë në kombinimet me Virgjëreshë dhe Peshk.
Peshorja
Do të ketë disa ndyshime sa i takon punës, karrierës. Jeni gati për të ndryshuar nga dita e sotme e Henë, e Enjte dhe e Diel janë ditë shumë të mira për të nisur diçka të re, për të nisur një bisedim. Do të jetë një javë e mirë dhe me fat në përgjithësi. Në lidhje me anën shpirtërore vëmendje duhet të keni me Gaforre dhe Bricjap, sepse mund të keni një keqkuptim apo keqinterpretim, apo mund të merrni lajme nga burime të rreme dhe gjërat mund të çojnë në ngatërresa. Më kujdes duhet të bëjnë lidhjet Peshore – Dem dhe Peshore – Ujor. Stabiliteti dhe vazhdimësia në çështjet ekonomike duket e mbarë.
Akrepi
Shenja shumë e përfolur e javës. Ndikimi i Diellit, Afërditës, Mërkurit dhe shumë planeteve të tjerë në Akrep do të sjellë ndryshime dhe mundësi sidomos në fushën ekonomike. Do të kenë ngritje në detyrë, flasim për ata që janë në nivele të larta dhe të rëndësishme. Ndikimet do të jenë nga më pozitivet, 10-të ditëshi i parë dhe i tretë do të jetë më me shumë fat në këtë aspekt. Mundësitë janë shumë të mëdha për të përfituar në fushën ekonomike financiare dhe në çështje që kanë të bëjnë me udhëtime të largëta. Në fushën shpirtërorë, një çështje dashurie dhe problematike që keni patur me Binjak e zgjidhni, vëmendje duhet të bëni me Luan, kurse me Peshk është momenti juaj.
Shigjetari
Për Shigjetarët është momenti tani sidomos 10-të ditëshi i parë dhe i tretë të krijojë stabilizim ekonomik. Mundësia që keni tani e tutje, ndryshime të njëpasnjëshme që mund të keni do të sjellin mbarësi, pasi është momenti më perfekt dhe ideal në zgjidhje të çdo lloj problemi, sepse momentet janë ato që ju bëjnë të ndiheni superior, të ndjeheni mirë me veten tuaj dhe me të tjerët. Në çështjet ekonomike, të pasurisë së paluajtshme dhe në gjërat që do të ndyshojnë është momenti juaj perfekt. Do të keni një takim këto ditë shumë të mirë në fushën e punës dhe karrierës. Në fushën shpirtërore lidhjet me Dem, Gaforre dhe Peshk janë me mundësira tepër të mira.
Bricjapi
Shenja e ekonomisë dhe aktualitetit momental. Përballë kësaj shenje qëndron ekonomia, është momenti ideal për të nisur një punë të re, për të blerë një pasuri të paluajtshme, për të bërë nisma të reja në çështje pune, etj, momentet dhe mundësitë janë pikërisht tani. Ndryshimet e njëpasnjëshme që do të keni do të sjellin ndryshime shumë të mëdha në të ardhmen tuaj. Në lidhje me çështjet shpirtërore mund të mos keni pasur atë që kërkoni, jeni në kërkim të një dashurie të re apo keni patur diçka dhe jeni shkëputur, duket se gjithçka do të rregullohet. Kombinimet më të favorizuara janë me Dem dhe me Gaforre, ndërsa një lidhje e re do të ishte ideale me Peshore.
Ujori
Shenja e drejtësisë dhe vërtetësisë. Ujorët kërkojnë të drejtën, ata janë shumë të vërtetë në atë që bëjnë, por ndonjëherë keqinterpretohen. Ujorët mund të bëjnë dy punë në të njëjtën kohë dhe nuk mund të kuptohen për këtë. Kanë të zhvilluar shumë intuitën e tyre dhe përgjegjësinë. Kanë një mundësi tani, për të bërë një ndryshim shumë të madh ekonomik. Do vijë një kohë kur shenja e Ujorit nuk do ketë më nevojë për paranë, është pikërisht ky momenti për të arritur çdo qëllim. Mund të themi se në këto 8 vite janë përpjekur shumë, për të arritur gjëra pa u ndjerë dhe është pikërisht tani momenti i finalizimit. Arma pozitive e kësaj shenje është se janë të qetë, nuk flasin shumë, por bëjnë punë shumë.
Peshqit
Shenja e drejtimit dhe rritjeve në detyrë. Peshqit për shumë arsye në lidhje me punën dhe me dashurinë kanë shumë fat. Pjesa më e madhe e kësaj shenje janë në përiudhën ideale të tyre, mund të themi vëtëm një 30 % mund të mos jenë aty ku duhet. Kjo javë do të jetë java më ideale, sidomos për 10-të ditëshin e tretë për të vepruar dhe për të mos i lenë gjërat të shkojnë. Nga sot nxitoni dhe veproni për të arritur aty ku dëshironi. Mund të nisni gjithçka nga e para, mundësitë janë të mëdha. Në çështjet shpirtërore lidhjet me Binjak dhe Shigjetar janë ideale, kurse vëmendje duhet të bëni me Peshore.