Ndjekësit kanë “shpërthyer” ndaj Enca Haxhiajt pas një videoje që publikoi së fundmi ku shihej duke bërë twerk. Një ditë më parë, këngëtarja bëri një postim ku vinte në pah të pasmet ndërsa shkruante mes të tjerash se “Instagrami nuk e meriton nxehtësinë time”.

Ndërsa shumë e kritikojnë, të tjerë shprehen se duan që ajo të bëjë muzikë të mirë si dikur.

“Je shumë e bukur ama kështu dukesh shumë e neveritshme të betohem. Po t’i kushtoje rëndësi më shumë pjesës së muzikës dhe të fokusoheshe tamam do bëje shumë projekte të bukura dhe do të të preferonin njerëzit më shumë po të ndryshoje sjellje dhe po të ishte më serioze dhe më e thjeshtë.