Jim Belushi është rikthyer në Tiranë. Ka qenë vetë aktori me origjinë shqiptare që ka bërë me dije lajmin teksa ka ndarë disa momente në rrjete sociale. Në Instagram, aktori ka publikuar dy fotografi nga rrugët e Tiranës ku ka shkruar: “Në rrugë”.

Në foto, ai mban një puro në dorë dhe është ulur pranë një dyqani perimesh. Ndërkohë në një tjetër foto nga sheshi Skënderbej me mikun e tij, aktori është shprehur: “Chris dhe unë e duam këtë vend!”

Jim është ndër aktorët e paktë shqiptarë që ka arritur sukses ndërkombëtar.